Futboll Seria A Sport

EFEKTI LEONARDO/ MILANI përgatitet për rikthimin e madh në SULM, tifozët në DELIR

Me afrimin e drejtuesve të rinj te Milan ka nisur një epokë e re dhe kjo nuk është e vështirë të kuptohet. Mjafton të përmendet një emër: Gonzalo Higuaín, një sulmes i kërkuar nga shumë klube, por që zgjodhi Milanin dhe për këtë një arsye një meritë të madhe ka drejtori Leonardo Araújo. Gjithsesi deri në përfundim të merkatos mund të ketë lëvizje të tjera të bujshme, ndërsa në këtë moment ka edhe lojtarë që kanë shfaqur dëshirën për t’u bashkuar me kuqezinjtë. Ish-sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ka hedhur lëkundje për një kthim te kuqezinjtë, megjithatë, duket se dëshira e tij nuk do të jetë e mjaftueshme për të ndezur një transferim.

Sipas “Sky Italia”, Pato dëshiron një kthim në “San Siro”, pasi klubi ka mbetur në zemrën e tij. Në fakt, kishte edhe një telefonatë mes brazilianit dhe Leonardo, drejtorit të ri teknik të Milanit, megjithëse ishte vetëm formalitet, pasi Pato përgëzoi brazilianin Leonardo për pozitën e tij të re. Kontrata e sulmuesit 28-vjeçar me Tianjin Quanjian përfundon në vitin 2019 dhe ai nuk e ka ka mbajtur sekret se një lëvizje në Milano do të ishte një ëndërr. 28-vjeçari ka qenë pjesë e kuqezinjve midis viteve 2007-2013 ku fitoi një titull të Serie A dhe një Super Cup të Italisë, ndërsa sulmuesi ishte lojtari i preferuar i presidentit Silvio Berlusconi.

Related posts

Raiola takon drejtuesit, projektohet një lëvizje surprizë për Balotelli…

Sadik.Autor

Donadoni: Milani është në një moment të veshtirë

Sadik.Autor

“BARÇA BËN LLOGARITË ME MESSIN”/ Në “Camp Nou” ëndërrojnë rikthimin e “pleshtit”. Al Khelaifi i ofron “çek të bardhë”

F.autor

Leave a Comment