Futboll Seria A Sport

PLAS TEK BARDHEZINJTË/ Juventusi i jep mirëseardhjen, tifozët: Jemi këtu për RONALDO

Dita e parë e kthimit te bardhezinjtë nuk ka qenë shumë e mirë për Leonardo Bonucci-n, i cili është pritur nga indiferentizmi i tifozerisë bardhezi, të cilët nuk ia kanë falur akoma kalimin te Milan verën e kaluar.

Juventus, gjithsesi, pas vizitave mjekësore tradicionale, ka zyrtarizuar kthimin e tij dhe i ka dhënë mirëseardhjen me një mesazh në Tëitter.

Për të ndrequr marrëdhënien me tifozerinë duket se do të duhet pak kohë, pavarësisht provave për paqe të bëra gjatë dhënies së autografeve dhe fotografive të bëra këtë mëngjes në “JMedical”. Atmosfera festive është prishur nga disa vërshëllima dhe provokime.

“Jemi këtu për Ronaldo-n”, ka qenë komenti i disa tifozëve, të cilët kanë qenë jashtë qendrës stërvitore të bardhezinjve, duke konfirmuar marrëdhëniet aspak të mira mes tifozëve dhe lojtarit të kthyer në Torino pas një vit.

Related posts

Reali Madrid gjen zëvendësuesin e Luka Modric

Q.Autor

Higuain është i lumtur te Juve, por i ”shkel syrin” Chelseat

Sadik.Autor

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkëndija triumfon në derbin e shqiptarëve ndaj Renovës, Shkupi bën detyrën

Delo.autor

Leave a Comment