Futboll Premier League Sport

Nuk gjejnë hapësira për të luajtur/ Skuadra e Premier League JEP FALAS lojtarët e saj

Akademia e Crystal Palace ka prodhim të bollshëm lojtarësh, aq sa shumë prej tyre nuk arrijnë të gjejnë vend në ekipet e moshave apo të shiten. Për këtë arsye, drejtuesit e Palace kanë vendosur që t’i ofrojnë në formë huazimi për një vit këta futbollistë, pa përfituar asgjë financiarisht nga ky veprim që po kryejnë në merkato.

Mark Bright, drejtori sportiv i skuadrës U-23 të Crystal Palace, u ka dërguar një e-mail të gjitha ekipeve që militojnë në kategoritë poshtë Premier League, duke nisur nga Championship e më pas në League One, League Two dhe National League, se ofron pa kurrfarë interesi lojtarët e këtij klubi, duke i huazuar për një vit, vetëm që ata të kenë mundësi të luajnë.

Sipas drejtuesve të klubit, këta lojtarë të rinj dhe të talentuar mund të shprehin aftësitë e tyre në ekipe të dorës së dytë, ku dhe do të fitojnë përvojë, apo edhe të sistemohen në të ardhmen. Crystal Palace shkruan se kërkon t’u gjejë një ekip për të luajtur këtyre lojtarëve dhe se pagesën e futbollistëve do ta bëjë vetë ajo.

Related posts

Formacionet zyrtare: Roma – Torino

Q.Autor

KËRKOHEJ NGA DISA KLUBE/ Talenti brazilian injoron Italinë, zgjedh MLS para Serie A

Delo.autor

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Shqipëri-Andorra. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment