Futboll Sport

EKSKLUZIVE/ “Shpërthen” Artan Shyti: DHUNA në stadium, përgjegjësi e FSHF-s. BOJKOTI…

1-Kampionati i ri, probleme të vjetra. Situat në takimin Skënderbeu-Partizani ishte një gangrenë alarmi për futbollin shqiptar. Çfarë masash duhet marë nga insatansat sportive(FSHF)? Apo është përgjegjësi e klubeve përkatës?
Dhuna është një problem i vjetër po ky kampionat dhe sporti në përgjithësi do të kete sivjet problemin e madh që lidhet me mungesën e pranisë së dukshme të policisë. Mendoj dhe besoj se do të krijohen kushtet për shqetësime madhore organizative për klubet. FSHF duket e papergatitur për të përballuar këtë situatë dhe deklaratat apo letrat nuk besoj se janë mjete efikase për të zgjidhur këtë shqetësim. Duhet organizim dhe reagim institucional gjë që nuk po i shohim.

2- Çfarë mendimi keni per deklarat e presidentëve (Takaj,Gjici) mbi bojkotin e kapionatit nëse nuk ka forca policie?
Deklaratat e presidentëve tregojnë që përballimi i problemit po bëhet në mënyrë kaotike. Presidentët kanë të drejtë sepse përgjegjësia institucionale dhe sidomos morale bie mbi ta nëse ndodhin incidente. Por ne e dimë që organizatore e kampionatit është FSHF dhe përgjegjësia është e gjitha e saj nëse për mungesë të policise ndodhin ngjarje të dhunshme. Bojkoti është mjeti i fundit dhe radikal por edhe aty nuk shoh konsensus dhe organizim.

3- Kampionati sapo ka nisur por ekipet pretendente kanë filluar të tregojnë “muskujt”. Kë shikoni favorit këtë sezon për titullin kampion?
Jemi ende në fillim të kapionatit por megjithatrë ekipet favorite mbeten Skënderbeu, Flamurtari, Partizani dhe Tirana. Besojë se nuk do të ketë surpiza të tjera siç ka ndodhur shpesh në këtëo vitë e fundit në kampionatin Shqiptar.

4- Çfarë presim në këtë sezon jubilar (edicioni i 80), do të ketë përmirsime apo rritje të cilsisë së futbollit në tërsi?
Ndeshjet që kam parë më kanë pëlqyer por problemin që unë shikoj është prania e shumë lojtarëve që nuk janë produkt vendas. Kjo tregon se sistemi ynë i pergatitjes së te rinjve nuk e përballon dot cilësinë që kërkon Superliga. Rregulli për të kërkua 5 të huaj për ekip, pra 5 ne 11 plus lojtarët Shqiptar, Kosovarë apo Maqedonas do të thote, që të paktën 50 për qind kemi kampionat të huaj. Kjo për Shqipërinë është problem pasi si shembulli i vendeve të huaja perëndimore dhe jo vetëm që çdo ditë e më tepër promovon futbollistët vendas ne bëjmë të kundërtën dhe si pasojë mbajmë në “shtëpi “miell te huaj”.

5- Në fund një koment mbi Kombëtaren. Shumë lojtarë pa ekip , disa të dëmtuar, ndërkohë që me 7 shtator starton Liga e Kampionëve? Ke besimin se mund të përsërisim suksesin historik të 2016?
Kombëtaren ta shohim sepse pas Europianit të nxehte rezultatet e fundit negative sikur na kanë ftohur pak entuziazmin. Presim që Liga e Kombëve të na ktheje në ambjentin pozitiv te përjetimit të kombëtares nga të gjithë shqiptarët. Në fund të fundit besoj jemi të gjithë tifozë të saj.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

ËSHTË MË I MIRI NË BOTË/ Chiellini zbulon SULMUESIN më të FORTË në zonën e 16 metrave

Isa.Autor

KLUBI NË KRIZË TË THELLË/ Humbjet marramendëse të Barcelona-s, zbulohet shifra e frikshme

Delo.autor

WOLVES-MANCHESTER UNITED/ “Vendasit” dyfishojnë shifrat, shënon Jota

Delo.autor

Leave a Comment