Futboll

Sllovakia na masakron, djemtë e Bushit në tapet (VIDEO)

Djemtë e trajnerit Alban Bushi dhuruan një paraqitje shumë të dobët në 45-minutat e para. Pas humbjes 2-3 në stadiumin “Selman Stërmasi”, ekipi i Shpresave u shpërfytyruar komplet nga vendasit. Mungesat e shumta që ka Shqipëria në formacion, por dhe largimi i kapitenit Keidi Bare kanë bërë që skuadra e Bushit të tregohet krejtësisht e pafuqishme ndaj vendasve. Ekipi sllovak dominoi të gjithë takimin dhe nuk i la aspak shteg kuqezinjëve të dilnin te loja e tyre.

Manaj ishte krejtësisht i izoluar në sulm, ndërkohë që vazhdojmë të kemi probleme të theksuara në mbrojtje. Pjesa e dytë mund të jetë më e mirë për tanët që mund të ngushtojnë rezultatin ose mund të shpërfytyrohen më shumë. Shanset për kualifikim tashmë nuk ekizstojnë, pasi ekipi Shpresa pësoi dy humbje kundër Sllovakisë, një rival direkt. /EDS

Sllovaki U-21 – Shqipëri U-21 2-0
Shënues: 
Harslin 19’, Mraz 45’+2’

Sllovakia U-21: Rodak, Vavro, Siplak, Chvatal, Hancko, Lesniak, Haraslin, Urblik, Herc, Spalek, Mraz. Tr. O.Brunegraf 

Shqipëri U-21: Kastrati, Ceka (Hakaj 31′), Toli, Tafa, Maloku, Krymi, Ndoj, Kallaku, Cinari, Seferi, Manaj. Trajner: A. Bushi

Related posts

MERKATO EFIKASE/ Hasani-Bregu, kur blerjet godasin menjëherë në shenjë

Isa.Autor

SASSUOLO-JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” thellon rezultatin, shënon Can

Delo.autor

ZYRTARE/ Zvicra publikon listën e “EURO 2020”, lojtari shqiptar nuk preferohet nga trajneri Petkovic

Delo.autor

Leave a Comment