Futboll Seria A Sport

“EPOKA E RE”/ Kapiteni “legjendar” MALDINI rikthehet tek “DJALLI” (DETAJE)

“Epoka e re” e AC Milan është përforcuar më tej me emërimin e Paolo Maldini si drejtori i zhvillimit të strategjisë në fushën sportive.

“Paolo është një “legjendë” e mirëfilltë për historinë kuqezi, për klasin e tij të jashtëzakonshëm, për talentin, aftësitë udhëheqëse, besnikërinë dhe rekordin e suksesve, që nuk mund të krahasohet me askënd. Këto cilësi do të luajnë një rol thelbësor për ta kthyer Milan te madhështia që i takon,” – kjo ishte një pjesë e komunikatës së klubit kuqezi ku zyrtarizonte rikthimin e Paolo Maldini në Milanello.

Konferenca e shtypit ku do të prezantohet ish-kapiteni do të mbahet nesër pasdite në “Casa Milan”.

Maldini, numri 3 më i famshëm në historinë e Milan dhe gjithë Serie A debutoi me ekipin e parë kur ishte 16 vjeç. Gjatë karrierës së tij, me 648 ndeshje në Serie A, 419 prej të cilave si kapiten, ai ka fituar 26 trofe: 7 tituj në Itali, 5 trofe të Champions League, 5 Superkupa të Italisë, 1 Kupë të Italisë, 5 Superkupa të Europës, 1 Botëror për klube dhe 2 Kupa Interkontinentale.

Ndeshjen e fundit me Milan ai e luajti në vitin 2009.

Related posts

Ramos: Messi i bënte presion gjyqtarit në tunel, por nuk e di nëse ka…

Sadik.Autor

“MBRETI I FUTBOLLIT”/ Mbappe ngjason me HENRY, do të bëhet një “YLL” si…

Isa.Autor

REKORDMENI I SERIE A/ Quagliarella: Të grumbullohesh në kombëtare në këtë moshë është një…

Delo.autor

Leave a Comment