Futboll Sport

GOLEADOR/ Sidrit GURI, gol në sytë e PANUCCIT, Abazaj qëndron në stol (VIDEO)

Në këto momente po luhet ndeshja e javës së dytë mes Anderlehtit dhe Ostendes. Skuadra e Kristal Abazajt po arrinte të fitonte me rezultatin 2-0 deri në minutën e 56-të, kur Sindrit Guri ka arritur që të ngushtojë diferencat. Gjithsesi, Abazaj nuk është në fushë pasi ka një problem fizik, ndryshe nga Guri që e ka nisur ndeshjen si titullar.

Shkodrani është treguar një “gjahtar” i vërtetë goli, pasi me mjaft zgjuarsi ka arritur ta çojë topin në rrjetë, pas një pasimi të marr nga e djathta me finte.

Goli i parë për Gurin, por që ka një vlerë akoma dhe më të madhe, pasi u realizua në sytë e trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçit. 24-vjeçari duket se është një nga lojtarët më në formë, pasi edhe një javë më parë ishte protagonist, duke dhënë një asist.

Related posts

PAMJET QË PO BËHEN VIRALE/ Mesfushori Vidal i habit të gjithë tek goli i 6-të i Bayern (VIDEO)

Delo.autor

NDRYSHON AXHENDA/ Spostohet ndeshja Partizani-Apolonia. Ja kur do të luhet…

Delo.autor

Derbi roman, tifozritë dhurojnë spektakël me koreografinë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment