Futboll Sport

Eto’o altruist dhe jashtë fushe, premton shtëpi për ish-kapitenin e njohur

Që të bëhesh futbollist i madh së pari duhej të jesh njeri i tillë. Dhe këtë cilësi e zotëron mjaft mirë ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Chelsea, Samuel Eto’o.

Kamerunasi është i njohur për fushatat e tij të bamirësisë dhe jashtë kësaj sfere nuk ka mbetur as një ish-legjendë dhe kapiten i ekipit kombëtarë të Kamerunit, Norbert Owona.

67 vjeçari i cili u aktivizua me Kamerunin në vitet 1960-1970 po jeton ditët e fundit, pasi vuan nga një sëmundje e rëndë. Por ndryshe nga ajo që duhej të ishte, Owona po përballet me sëmundjen e rëndë pa mbështetjen e shtetit, nga i cili edhe 67 vjeçari ka kërkuar ndihmë.

Në një letër drejtuar ministrave të qeverisë, Owona kishte theksuar kushtet e tij të jetesës, ku ankohej se ai ishte duke u detyruar të “jetonte si një kafshë” dhe se ishte “e padrejtë që të marrë një trajtim të tillë nga vendi i tij”.

Ai gjithashtu tha se nuk ishte në gjendje të përballonte kujdesin e duhur mjekësor pasi i kaloi të gjitha kursimet e tij për të paguar për kujdesin e gruas së tij, e cila po vuan nga kanceri.

Duke marrë shkas nga kjo letër dhe dokumentari i bërë nga një tjetër ish-futbollist si Joseph Kamga dhe i publikuar në mediat vendase, Eto’o është zotuar se përveçse ndihmave financiare, do të gjej edhe një shtëpi për Owona.

 

Related posts

E BUJSHME/ “Përbindëshi” Ronaldo zëvendëson Mbappen tek PSG

Delo.autor

Zyrtare, Borussia Dortmund nënshkruan me Marius Wolf

Sadik.Autor

I ÇMENDUR/ Stërvitja UNIKE e “El Loco”, FUTBOLLISTËT mbledhin MBETURINAT

Isa.Autor

Leave a Comment