Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Kukësi jep shpirtin, por mbetet jashtë kopeticioneve europiane

Kukësi i dha fund aventurës europiane edhe pse fitoi 2-0 kundër Torpedo Kutaisi në “Elbasan Arena”. Reginaldo shënoi dy golat e shpresës për kuksianët që ishin mundur -2 në ndeshjen e javës së kaluar në Gjeorgji. Një ndeshje e bukur e skuadrës shqiptare, që u përpoqë deri në minutën e fundit, por nuk mundi të shënonte golin e kualifikimit për në fazën playoff.

Pjesa e parë u mbyll me Kukësin në avantazh 1-0, pas golit të shënuar në minutën e 29-të nga Reginaldo me 11-metërsh, të cilin e fitoi po vetë me një depërtim të bukur në zonë. Kuksianët e nisën ndeshjen në sulm, me shpresën që të merrnin një rezultat pozitiv, gjithmonë duke ëndërruar për kualifikimin, edhe pse i vështirë. Megjithatë, edhe miqtë rrezikuan në disa raste për të shënuar, madje në të 38-tën me anë të Hilnka, por mesfushori sllovak ishte në pozicion jashtë loje.

Reginaldo pati një mundësi shumë të mirë në minutën e 43-të për të shënuar golin e dytë, por nuk arriti të devijonte saktë me kokë një krosim të bukur nga e majta.

Katër minuta nga fillimi i pjesës së dytë Et’hemi u duk sikur la pas mbrojtjen gjeorgjiane dhe kishte një mundësi të shkëlqyer shënimi, por pozicioni i tij u vlerësua si jashtë loje nga gjyqtari anësor.

Sulmuesi kryesor i Torpedos Lacny iu afrua tmerrësisht golit të barazimit, kur me kokë e dërgon topin ngjitur me shtyllën e parë të mbrojtur nga portieri Maloku. Një minutë më vonë Azansky arriti tundte rrjetën e Kukësit, me topin që u përplas në traversë e më pas në shpinën e Malokut, por gjyqtari Bieri akordoi faull në sulm për ngritje takash nga mbrojtësi ukrainas.

Në të 55-tën Reginaldo ndoshta nuk e besoi as vetë që do t’i vinte ai top i artë pak metra para portës gjeorgjiane dhe vetëm sa e devijoi topin në duart e portierit kundërshtar. Për disa minuta në vazhdim Kukësi dominoi lojën, që u zhvillua pothuajse e gjitha në gjysmëfushën e miqve, por krosimet e shumta nga krahët nuk u shfrytëzuan si duhet nga sulmuesit në zonë.

Në të 75-tën më në fund presioni i kuksianëve u shpërblye, pasi Reginaldo shënoi golin e dytë, përsëri me penallti, pasi pengua në zonë për herë të dytë.

Çerekorëshi i fundit u zhvillua me Kukësin të gjithin në sulm për të shënuar edhe golin e tretë që do t’i jepte kualifikimin, por pavarësisht përpjekjeve, skuadra e drejtuar nga Armando Cungu i tha lamtumirë Europa League.

Related posts

Tifozët duan që të kthehet te Shqipëria, De Biazi: Prisni deri sa të mbarojë Botërori

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Legjenda gjermane: Të luhet futboll, kanë rëndësi edhe financat!

Delo.autor

E RRALLË/ “El Clasico” pa MESSIN dhe RONALDON për të parën herë pas 11 viteve

Isa.Autor

Leave a Comment