Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ PROBLEME DHE SAKRIFICË: Kukësi sfidon Torpedon në Gjeorgji

Futbolli europian do të vazhdojë ditën e enjte më ndeshjet e para të raundit të tretë kualifikues të Europa League. Një nga skuadrat që do të zbresë në fushë, do të jetë edhe Kukësi i Armando Cungut, që u eliminuar në raundin e dytë kualifikues të Champions League nga skuadra e Qarabag, e cila fitoi përballjen ndaj shqiptarëve me rezultatin e përgjithshëm 3-0.

Kundërshtarët e radhës të verilindorëve do të jenë gjeorgjianët e Torpedo Kutaisit, të cilët kanë shkatërruar me rezultatin e përgjithshëm 7-0 ekipin e Ishujve Faroe, Vikingur. Trajneri Kakhaber Chkhetaini mund të ndihet i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në kompeticionet europiane, teksa kampionët e Gjeorgjisë kanë vënë në vështirësi edhe moldavët e Sheriff në raundin e parë kualifikues të Champions League, duke i mundur ata 2-1 në shtëpi para se të mposhteshin 3-0 në ndeshjen e kthimit.

Fakti që Torpedo ka shënuar shtatë gola në dy ndeshjet e luajtura kundër Vikingur tregon se paraqitja e mirë e bërë kundër Sheriff nuk ka qenë një rastësi. Ndryshon historia për Kukësin, që në katër ndeshjet e mëparshme të luajtura në fazën kualifikuese të Champions League nuk ka arritur të shënojë më shumë se një gol.

Statistika
– Kjo do të jetë ndeshja e parë që këto dy ekipe do të luajnë kundër njëri-tjetrit.

– Torpedo nuk ka regjistruar asnjë barazim në katër ndeshjet e fundit.

– Në gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura nga gjeorgjianët, janë shënuar mbi 2.5 gola për takim.

– Kukësi nuk ka fituar asnjë nga katër ndeshjet e fundit që ka luajtur në transfertë, duke marrë 3 humbje dhe një barazim.

– Torpedo ka fituar tri ndeshjet e fundit që ka luajtur para publikut të saj me rezultat e përgjithshëm 8-1.

Related posts

BASKETBOLL/ Flamurtari i pathyeshëm në kampionat, siguron fitoren e radhës

Delo.autor

Reali nuk humbet kohë, nisin kontaktet e para me Hazard

Q.Autor

MERKATO E JANARIT/ Bayern ndjek lojtarin e Inter, “Zikaltërit” mendojnë shkëmbimin me mesfushorin…

Delo.autor

Leave a Comment