Futboll Sport

VIJON MERKATO/ Bartomeu e lë derën hapur për firmën me Pogba

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, refuzoi të diskutojë në lidhje me yllin e Manchester United, Paul Pogba, megjithëse e la derën hapur për një lëvizje të mundshme, përpara se të mbyllet dritarja e transferimeve.

Kampionët e La Liga-s kanë dalë si rivalë të fortë për mesfushorin e Francës, Pogba, në mes të pasigurisë mbi të ardhmen e fituesit të Kupës së Botës në “Old Trafford”. Pogba, i cili mbante shiritin e kapitenit dhe shënoi në fitoren 2-1 ndaj Leicester City, në startin e sezonit të ri në Premier League, ka kaluar një marrëdhënie të tensionuar me trajnerin Jose Mourinho dhe francezi ka ngritur dyshime të mëtejshme për kohën e tij te Manchester United.

Ndërsa merkatoja e Premier League u mbyll më 9 gusht, klubet spanjolle kanë deri më 31 gusht kohë për t’i përfunduar marrëveshjet. I pyetur për Pogba, pas fitores 2-1 të Barcelonës kundër Sevilla në finalen e Superkupës së Spanjës, Bartomeu tha: “Unë nuk do të flas për asnjë emër konkret, kemi respekt për të gjitha klubet.

Janë edhe 20 ditë të mbetura për ne në merkato. Do të shohim se cilët lojtarë do të jenë të arritshëm. Ne jemi të fokusuar në La Liga, kështu që është më mirë të pyesim Eric Abidal, Ramon Planes dhe Pep Segura rreth lojtarëve”.

Barcelona ka qenë aktive në tregun e transferimeve të kësaj vere, duke nënshkruar me Malcom, Arthur, Clement Lenglet dhe Arturo Vidal.

Related posts

ZYRTARE / Sulmuesi Ekuban arrin akordin me Genoa-n, klubi i kujton kulmin e suksesit me Partizanin

Delo.autor

FORMULA 1/ Ricciardo fiton garën e Montekarlos, në podium edhe Vettel e Hamilton

Sadik.Autor

SHTOJNË DOZAT E AKUZAVE NDAJ CEFERIN/ Realit nuk i del inati: UEFA, regjim diktatorial

Delo.autor

Leave a Comment