Futboll Sport

EUROPA LEAGUE / Shorti njeh grupet, Milan i trembet londinezëve

Pas shortit të Champions League, 48 skuadrat pjesëmarrëse të fazës së grupeve të Europa League do të njihen sot, në 13:00 kundërshtarët dhe fatet e tyre në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në Europë.

Edhe pse është një kompeticion i “dorës së dytë” pjesëmarrëse në këtë edicion janë gjigandë të futbollit europian si Milan, Sevilla, Arsenal e Chelsea por nuk mungojnë edhe skuadrat “absajder” si luksenburgasit e Dudelange dhe sllovakët e Spartak Trnava.

Favorit kryesor për të ngritur trofeun janë ata të përhershmit, Milan, Arsenal dhe Chelsea. Italianët e nisin në malore kompeticionin, pasi ndodhen në vazon e dytë dhe mund të “peshkojnë” njërën nga skuadrat londineze që në fazën e grupeve, ndërkohë që nuk përjashtohet edhe një rival i lehtë të paktën në letër për kuqezinjtë, si Salzburg apo dhe Anderlecht.

Vazo 1. Sevilla (ESP) Arsenal (ENG) Chelsea (ENG) Zenit (RUS) Bayer Leverkusen (GER) Dynamo Kyiv (UKR) Besiktas (TUR) Salzburg (AUT) Olympiacos (GRE) Villarreal (ESP) Anderlecht (BEL) Lazio (ITA)

Vazo 2. Sporting CP (POR) Ludogorets (BUL) Kobenhavn (DEN) Marseille (FRA) Celtic (SCO) PAOK (GRE) AC Milan (ITA) Genk (BEL) Fenerbahce (TUR) Krasnodar (RUS) Astana (KAZ) Rapid Wien (AUT)

Vazo 3.  Real Betis (ESP) BATE Borisov (BLR) Qarabag (AZE) Dinamo Zagreb (CRO) RB Leipzig (GER) Eintracht Frankfurt (GER) Malmo (SWE) Spartak Moskva (RUS) Standard Liege (BEL) Zurich (SUI) Bordeaux (FRA) Rennes (FRA)

Vazo 4.  Apollon (CYP) Rosenborg (NOR) Vorskla Poltava (UKR) Slavia Praha (CZE) Akhisar Belediyespor (TUR) Jablonec (CZE) AEK Larnaca (CYP) Vidi (HUN) Rangers (SCO) Dudelange (LUX) Spartak Trnava (SVK) Sarpsborg (NOR)

Related posts

Salah Mejri garanton se ylli i Realit nuk do të kalojë te Man. United

Sadik.Autor

“TRAJNERI CONTE ËSHTË I ZOTI”/ Flet Massimo Moratti: Mauro është më i fortë se…

Delo.autor

Europa League/ Ja pse KOSOVA është më lart se SHQIPËRIA

Isa.Autor

Leave a Comment