Sport Të tjera

Federer e Djokovic bëjnë detyrën, avanciojnë në raundin e tretë të US Open

Janë mbyllur ndeshjet e raundit të dytë të grand slam të US Open për meshkuj në tenis dhe të gjithë tenistët “big” kanë siguruar kualifikimin për me tej. Roger Federer, numri 2 në botë, mundi 3-0 (7-5, 6-4, 6-4) francezin Benoit Paire, një ndeshje ku zvicerani kishte një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës dhe e meritoi fitoren. Paire rivalizoi deri në fund, por pa forcën për të mposhtur një legjendë si Federer.

Në raundin e tretë avancon edhe serbi Novak Djokovic, që edhe pse humbi një set arriti të fitojë pa shumë probleme 3-1 ndaj amerikani Tennys Sandgren (6-1, 6-3, 6-7, 6-2). Një lojë dhe një ndeshje e mirë e Djokovic, që pati epërsi në fushë ndaj rivalit amerikan. Nuk zhgënjen as francezi Richard Gasquet, që mundi 3-0 (6-3, 7-6, 6-3) Lasle Djere, ndërsa kroati Marin Cilic mundi po 3-0 (6-2, 6-0, 6-0) Hubert Hurkacz.

Mirë po paraqitet në këtë grand slam edhe numri 3 në botë, tenisti gjerman Alexander Zverev, që fitoi 3-0 (6-4, 6-4, 6-2) ndaj Nicolas Mahut, ndërsa australiani rebel Nick Kyrgios eliminoi Pierre Herbert, duke fituar me përmbysje 3-1 (4-6, 7-6, 6-3, 6-0).

Related posts

FORMULA 1/ 3 fitore në 3 gara, te Mercedes nis që tani festa e titullit

Delo.autor

Botërori në alarm, Hackersat “shesin” bileta me çmime të lira

Sadik.Autor

Rikthehet SUPERLIGA, zbuloni përballjet e javës së 34-të të kampionatit për ditën e sotme

Sadik.Autor

Leave a Comment