Futboll Sport

Kërkesa unike e Perezit drejtuar Tottit: Më jep autograf dhe shkruaje i vetmi futbollist që me të vërtetë e…

Real Madridi dhe Roma do të përballen përsëri në grupet e Ligës së Kampionëve.
Shorti i hedhur në Monaco bëri që gjiganti spanjoll dhe ai italian ta shohin vetën në Grupin G së bashku me CSKA Moskën dhe Viktoria Plzen.

E për këtë short foli edhe ikona e Romës, Francesco Totti si dhe për përballjen ndaj Realit.
“Do ta shohim se si do të jetë forca e Realit pa Cristiano Ronaldon, edhe pse jemi duke folur për një skuadër jashtëtokësore”.
“Reali gjithmonë është skuadra favorite dhe është vështirë për tu mundur. Një klub që duhet respektohet gjithmonë”, tha Totti.
Roma dhe Reali u përballen njëra me tjetrën dy vite më parë në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve ku Los Blancos kaluan tutje me rezultat të përgjithshëm 4-0.

Ndeshja e fundit e Tottit në garat evropiane ishte në Santiago Bernabeu (Getty Images)

Totti është kthyer për të folur për ndeshjen e tij të fundit në Ligën e Kampionëve të cilën e zhvilloi në Santiago Bernabeu.

Kapiteni legjendar i Romës, ka zbuluar se lojtarët e Realit kërkonin foto dhe fanella nga ai, ndërsa një gjë të tillë e kishte bërë edhe Florentino Perez, presidenti i kampionëve aktualë të Evropës.
“Ishte një ditë e veçantë për mua, pasi kur u futa në zhveshtoren e Real Madridit të gjithë lojtarët më respektuan, donin të bënin foto dhe t’i dhuroja fanella”.
“Më së shumti mbresa më la presidenti Florentino Perez, që ma kërkoi fanellën me autograf dhe më tha ta shkruaj ‘Nga i vetmi lojtarë që me të vërtetë e refuzoi Real Madridin’”, ishin fjalët e Tottit nga Monaco.

 Dy vite më parë kur Totti luajti ndeshjen e tij të fundit në Evropë para se t’i japë fund karrierës së tij, të gjithë të pranishmit në Santiago Bernabeu u ngritën në këmbë duke e duartrokitur kapitenin legjendar të Romës me tu inkuadruar në fushë.

Kujtojmë që Real Madrid e kërkonte me ngulm Tottin, ndërsa legjenda italiane e ka pranuar publikisht se kishte refuzuar kampionët e shumëfishtë të Spanjës dhe Evropës për t’i qëndruar besnik Romës së tij.

Related posts

“RONALDO NJË SHEMBULL…”/ Solskjaer: Van de Bek i mërzitur? Nuk dua lojtarë turivarur në ekip

Delo.autor

Profesori i ligjit frikëson Realin: Përse CR7 mund të futet në burg

Sadik.Autor

“Do ta q** Kristianon tënd”/ Tifozët marokenë sulmojnë bashkëshorten e Ronaldos

Isa.Autor

Leave a Comment