Sport Të tjera

Europiani: Shqipëria “leksion” Kroacisë, kuqezinjtë të pamposhtur në shtëpi

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për meshkuj fitoi sot në mbrëmje 3-1 ndaj Kroacisë, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian, duke korrur suksesin e dytë në Grupin D. Një ndeshje mjaft e mirë e volejbollistëve kuqezinj, një takim ku ata e dominuan lojën në shumicën e kohës, sukses që i mban ata ende në lojë për të avancuar më tej në këtë event. Edhe pse ka kapitenin Husaj, i dëmtuar dje në stërvitje, kuqezinjtë bënë një paraqitje fantastike në këtë sfidë. Takimi u luajt në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet, aty ku Shqipëria është e pathyeshme e ku ka korrur dy fitore në dy takimet e luajtura deri më tani, ndërkohë që janë regjistruar bedhe dy humbje, të dyja jashtë fushe, ndaj Portugalisë e Kroacisë.

Dy setet e para janë tërësisht të djemve kuqezinj, që kanë një epërsi të dukshme në fushë, duke qenë të saktë si në pritjen e topit të parë ashtu dhe në sulm, ku të gjithë lojtarët marrin pjesë në aksion. Por edhe shërbimi i fortë corodit skuadrën kroate, që edhe pse e ngri ritmin e lojës së saj, nuk përballon dot Shqipërinë, që fiton 25-14 e 25-20 dy setet e para. Në setin e tretë Kroacia dominon në lojë, teksa shkëputet gradualisht dhe fiton 25-20 edhe pse kuqezinjtë tentojnë një përmbysje në castet e fundit. Në setin e katërt loja është dramatike, ku herë udhëheq Kroacia e herë Shqipëria, që pas pikës së 16-të merr kryesimin dhe e ruan atë deri në fund, duke fituar 25-20. Dy takimet e radhës së kombëtares do të luhen në janar 2019.

Shqipëri – Kroaci, 3-1 (25-14, 25-20, 20-25, 25-20)

Related posts

Dy muaj pa Astorin, reagimi i familjes: Faleminderit!

Sadik.Autor

PO BËHET VIRALE/ Masat e rrepta të sigurisë, ky është djaloshi kosovar që arriti të bënte FOTO me Ibra-n

Delo.autor

E BUJSHME/ Barcelona-Real Madrid nën vëmendjen e policisë

Isa.Autor

Leave a Comment