Futboll Sport

ZYRTARE/ Një kampion Bote për klubin italian, Daniele De Rosi emërohet trajner i skuadrës së…

Tashmë është zyrtare, Daniele De Rosi nis karrierën e tij si trajner dhe emërohet në pankinën e skuadrës së SPAL në Serinë B italiane!

Ish-kampioni i Botës me Italinë në vitin 2006, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare që do ta mbajë të lidhur në Ferrara për të paktën deri më 30 qershor 2024.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i SPAL me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar, duke i uruar mirëseardhjen ish-kapitenit të Romës në krye të pankinës.

Pas 18 viteve si futbollist me 616 prezenca në total nga të cilat 464 në Serinë A, 59 në Kupën e Italisë, 65 në Champions dhe 34 në Europa Ligë, Daniele De Rosi është ende lojtari i dytë me më shumë prezenca te Roma pas kapitenit legjendar të kryeqytetasve, Françesko Totit.

Pas largimit nga futbolli i luajtur, Toti ia “trashëgoi” shiritin e kapitenit mesfushorit për 207 ndeshje me radhë.

Si futbollist me Romën, 39-vjeçari fitoi 2 herë Kupën e Italisë, 1 herë Superkupën e Italisë ndërsa me fanellën e Boka Zhuniorsit në fundin e karrierës fitoi edhe një kampionat në Argjentinë.

Në sezonin 2008/2009, De Rosi u shpall nga Liga e Serisë A, lojtari më i mirë i vitit në elitën e futbollit italian.

Vlen të theksohet se ai në vitin e kaluar ishte pjesë e kombëtares së Italisë, duke qenë asistent i trajnerit Roberto Mançinit ku fituan dhe Kampionatin Europian.

Related posts

ZAKON I VJETËR/ Maradona “kapet tapë”, jep intervistë i DEHUR nga makina e tij (VIDEO)

Isa.Autor

Juventus bën “tris” ndaj Sampdoria dhe prek titullin e shtatë radhazi

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Semedo tek Wolves. Portugezi i shtati mbrojtës krahu më i shtrenjtë në Premier

Delo.autor

Leave a Comment