Futboll Seria A Sport

DEKLARATA E ISH-TRAJNERIT TË KOMBËTARES “AXURRE”/ Marcello Lippi analizon: Në Serie A po ndodh si në Francë, po bën…

Duke folur për “Radio Sport”, ish-trajneri i kombëtares axurre, Marcello Lippi, analizoi situatën në Serie A. Po ashtu, ai vlerësoi penalltinë që nuk iu dha Milanit në ndeshjen kundër Juventusit (referuar prekjes së topit me dorë nga Alex Sandro, në zonë): “Kampionati italian u mbyll tre muaj më parë. Nuk është e mirë kjo, por realiteti është kështu. Në Serie A po ndodh si në Francë. Po bën diferencën fuqia e madhe ekonomike, kualiteti, por jo vetëm.

Penalltia për Milanin? Sipas mendimit tim, gjyqtari Fabbri ka humbur një mundësi. Të japësh penallti ndaj Juventusit do të thotë të bësh të lumtur gjithë Italinë e futbollit, apo jo?! Ishte penallti, nga sa dukej, ndaj mbeta shumë i befasuar nga vendimi i gjyqtarit“.

Related posts

Progni: S’jam penduar që u largova nga Partizani, ja çfarë më ka thënë presidenti i Teutës

Isa.Autor

BUNDESLIGA/ Dortmundi merr goditjen e parë nga Augsburg, shfryhen yjet e verdhezinjëve

Delo.autor

CHAMPIONS/ Mbrojtje skandaloze e Interit. Gladbah shënon sërish, por Lukaku nuk dorëzohet (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment