Bundesliga Futboll Sport

Trajneri KOVAC ia bën të QARTË Lewandowskit: Bayern Munich NUK TË LË të…

Robert Lewandowski ka pranuar se do të qëndrojë te Bayern Munich, për të paktën edhe një vit, pas bisedimeve me trajnerin Niko Kovaç. Sulmuesi nga Polonia ka kërkuar një largim nga Bundesliga, që nga fundi i sezonit të kaluar, pasi agjenti i tij zbuloi se kishte nevojë për “një ndryshim dhe një sfidë të re në karrierën e tij”, mes raporteve se dëshiron të transferohet te Real Madridi, ose te Chelsea.

Ndërkohë, Hans-Joachim Watzke tha se skuadra e tij do të jetë e gatshme të paguajë 100 milionë euro për ta rikthyer atë te Borussia Dortmund. Megjithatë, Bayern Munich ka këmbëngulur se nuk ka ndërmend ta shesin sulmuesin e vet kryesor. Drejtori i përgjithshëm i bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge, këmbënguli se ai nuk do të shitej edhe për 150 milionë euro.

Tashmë është trajnerit Niko Kovac, ai që ka sqaruar situatën më në detaje. Ai ka pasur bisedime me 29-vjeçarin dhe ka bërë të qartë se polaku do të qëndrojë në “Allianz Arena”. “Është e vërtetë që Robert dhe unë kemi pasur një bisedë javën e kaluar, – tha Kovac për “Sport Bild”. – Robert e di se si çfarë mendoj unë për të. I gjithë klubi i njeh cilësitë që ai ka. Robert është me siguri në mesin e tre sulmuesve kryesorë, në pozicionin e tij, në mbarë botën, prandaj nuk do ta japim atë”.

Lewandowski ka qenë te Bayern Munich që kur erdhi nga Borussia Dortmund si një transferim i lirë në vitin 2014 dhe ka shënuar 151 gola në 195 ndeshje të luajtura për skuadrën bavareze.
Gjashtë herë fituesi i titullit në Bundesligë aktualisht është i kontraktuar me Bayern Munich deri në verën e vitit 2021.

Gjigandët gjermanë kanë parë tashmë Arturo Vidal të largohet, për t’u bashkuar me Barcelonën, në këtë periudhë transferimesh, teksa Rummenigge pranoi se më shumë lojtarë mund ta ndiqnin atë në dalje. Bavarezët, gjithashtu, ishin të lidhur me një lëvizje drejt Ante Rebic të Eintracht Frankfurt, por trajneri Kovaç hoqi dorë.

Related posts

PËRCAKTOHEN VAZOT E NATIONS LEAGUE/ Shqipëria mund të jetë në të njëjtin grup me “Dardanët” (FOTO)

Delo.autor

A ka më vend për OZILIN tek ARSENALI/ Trajneri Emery zbulon të vërtetën

Isa.Autor

Episodi i kthesës/ Si Messi bëri psikologun dhe e ktheu Neymar në një yll

Sadik.Autor

Leave a Comment