Futboll Sport

TMERR DHE TENSION/ Frika nga rrufetë boshatisi stadiumi para takimit Real-Roma

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një ndeshje futbolli të shtyhej nga frika e rrufeve. Ndodhi në New York, kur një stuhi e frikshme me shkarkime të forta elektrike po i afrohej “MetLife Stadium”, ku rreth 50 mijë tifozë për përgatiteshin për të ndjekur “yjet” e “Los Blancos” dhe të verdhekuqve.

Të pranishmëve në shkallët e stadiumit u është kërkuar që të linin vendet e tyre dhe të strehoheshin në brendësi të stadiumit, sepse rrezikoheshin të goditeshin nga rrufetë. Vetëm pas gjysmë ore, tifozët mundën të ktheheshin në vendet e tyre. Ishte një masë e marrë për të parandaluar ndonjë shkarkim të papritur elektrik në stadium, çka mund të kishte shkaktuar viktima të shumta.

Mësohet se në New York tre persona janë goditur nga rrufetë gjatë kalimit të kësaj stuhie, dy prej të cilëve po luan tenis në “Flushing Meadows”.

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kampionët e Anglisë mposhtin West Ham dhe ngjiten në vendin e tretë, Salah shkruan historinë

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA / Atletico Madrid mposht me përmbysje Granada-n dhe vazhdon i qetë në krye

Delo.autor

PLANI PËR TË NDALUR JUVEN/ Rivalët mendojnë që tani për transferimet e janarit

Isa.Autor

Leave a Comment