Futboll Seria A Sport

FITOI/ GATTUZO i PAKËNAQUR me MILANIN, vlerëson një adoleshent të Barcelonës

Fitorja e arritur ndaj Barcelonës në frymën e fundit me golin e Andre Silvës nuk i ka lënë një shije të mirë trajnerit të kuqezinjve. Në ndeshje miqësore atij i interson të shohë reagimin e skuadrës dhe jo rezultati.

Megjithatë ai ka parë gjëra positive dhe ka vlerësuar mbrojtjen e ekipit. Në fund ka pasur edhe fjalë pozitive për talentin e Barcelonës Riki Puig. “Vuajtëm shumë, por e kishim parashikuar diçka të tillë. Pashë një përmirësim të vogël taktik. Keqardhja është se nuk kishim qartësi në fushë dhe nuk shtuam cilësi në fushë. Mund të them se nuk hodhëm ndonjë hap përpara”, ishte komenti i italianit.

“Ajo që dua është egërsi në fushë, por jo faulle. Ne duhet të jemi të parët që do të marrim topin. Kesi dhe Çalhanoglu humbën disa topa banal në pjesën e dytë. Dua të shoh nerv në fushë, si kundër Totenhemit. Për Silvën mund tiu them se punon shumë, ndoshta dhe më tepër seç duhet. Do të përmirësohet sepse di ta bëjë punë e tij shumë mirë.”

“Të shohësh djem të tillë që janë ende fëmijë dhe kanë një përdorim të atillë topi është mrekulli. E kam fjalën për riki Puig. Ai është spektakël, i ngjan një poezie. Ka dëgjuar për të dhe për të tjerët, mund tiu them se i kam zili sepse ata luajnë në bazë të një modeli taktik”, përfundoi Gatuzo.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ Ja kush do të jetë KAPITENI I RI dhe zëvendësi në Kombëtare

Isa.Autor

Inter nënshkruan me Lautaro Martinez, nis sulmin për Torreirën

Q.Autor

CHELSEA-FULHAM/ “Blutë e Londrës” me mungesa të mëdha në ktë mdeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment