Basketball Sport

Michael JORDAN aleancë me LeBron, del KUNDËR presidentit TRUMP (FOTO)

Presidenti i Amerikës, Donald Trump shpresonte se legjenda e NBA-së,Michael Jordan, do ta mbështeste në “luftën” që i ka shpallur yllit të ri të Lakers, LeBron James. Por kreu i Shtëpisë së Bardhë ka marrë sot një tjetër shuplakë, këtë herë nga Jordan, që përmes zëdhënësit të tij për shtyp ka bërë me dije se mbështet “King James” në deklaratat e tij.

“Mbështes LeBron. Po bën një punë të jashtëzakonshme për të mbështetur komunitetin tonë dhe kjo është për t’u vlerësuar”, u shpreh zëdhënësi i Michael Jordan, duke konfirmuar se 6 herë kampioni i NBA-së është në krah të yllit të Lakers.

Trump, e cilësoi James një idiot dhe shtoi se preferonte Jordan para LeBron, por duket se pavarësisht lajkave që i ka bërë ikonës së NBA-së nuk ka mundur ta bëjë atë për vete. Akuzat për racizëm që shumica e sportit amerikan ka ngritur kundër kreut të Shtëpisë së Bardhë kanë bërë që Trump të mos ketë respektin e yjeve të sportit dhe ata kanë dalë kundër presidentit të Amerikës.

Related posts

Shoqata e Arbitrave dënon dhunën ndaj arbitrit Kola: Dënim maksimal për dhunuesin!

Sadik.Autor

BOLOGNA-MILAN/ Ibrahimovic me autogol e gafë në mbrojtje, barazohen shifrat në 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

“KEMI KALUAR NJË JAVË TË VËSHTIRË”/ Shehi tregon gjendjen te Tirana: E pamundur të luajnë me Teutën ata që…

Delo.autor

Leave a Comment