Futboll Sport

Tërheqja e turpshme e Petkoviç: Behrami më keqkuptoi, nuk desha ta largoj

Me sa duket Federata Zvicerane dhe trajneri i përfaqësueses, Vladimir Petkoviç, nuk e mendonin se largimi i Valon Behramit nga dera dytësore do të shkaktonte kaq kaos, duke sjellë në dorëheqjen e sekretarit të përgjithshëm e së fundmi edhe vendimin e presidentit të federatës për të mos rikandiduar vitin e ardhshëm. Ndaj në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, trajneri Petkoviç ka ndryshuar plotësisht sjellje.

“Më vjen keq për atë që ndodhi, nuk desha ta shtyj të largohej. Ai më ka keqkuptuar”, tha Petkoviç në mënyrë të çuditshme para gazetarëve, disa javë pas asaj ngjarje, periudhë gjatë të cilës kishte pasur kohën e mjaftueshme të sqaronte veten por nuk e bëri asnjëherë. “Unë thjesht telefonova disa prej emrave të vjetër që t’u thosha që do të dëshiroja t’u jepja shanse më të rinjve ndaj mund të mos ishin pjesë e planeve në shtator”, vijoi ai.

Me sa duket plani ka ndryshuar plotësisht pas rrëmujës me Behramin, pasi Federata po përpiqet që të mbajë të paktën Blerim Xhemajlin, të cilin e ka përfshirë në listën e madhe për ndeshjet e shtatorit.

“Nuk ishte një çështje politike, siç thotë Valoni. Por për gjëra të tjera, bëni mirë të pyesni Valonin”, ishte komenti i mëtejshëm i trajnerit i cili u konfirmua përsëri në detyrë pavarësisht kërkesave për shkarkimin e tij pas largimit me një telefonatë që i bëri Behramit, rekordmen në përfaqësuesen e Zvicrës dhe që shihej si kapiteni i ardhshëm i saj.

Related posts

LOT DHE EMOCIONE PAS SULMIT NË ZEMËR/ Futbollistët e Portos vizitojnë Casillasin në spital

Delo.autor

VRASJA E EKSTREMISTIT/ Bëhet çështje në ndeshjen e Championsit, tifozët SHQIPTAR “i tregojnë vendin” klubit grek (FOTO)

Isa.Autor

VILLARREAL-REAL MADRID/ Falë një gabimi të portierit Courtois, Moreno rihap sfidën nga… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment