Futboll Sport

Fitorja e parë e sezonit/ Gega sjell një PARTIZAN ndryshe për ndeshjen e radhës

Partizani do të kërkojë medoemos fitoren në takimin e radhës ndaj Kamzës. Loja në Korccë zhgënjeu shumë, sidomos në fazën sulmuese. Prë rrjedhojë, tekniku Gega pritet të ndryshojë repartin e avancuar. Rubin Hebaj do të kryesojë sërish sulmin e Partizanit, por do të ketë mbështetjen e Emmanuel Mensah, që mendohet se do të nisë takimin që nga minuta e parë.

Ndërkohë në krahun e djathtë pritet të jetë Esat Mala. Ndërsa pas Hebajt ka duel midis Prognit dhe Asanit. Mesfusha do t’i besohet sërish Bruno Telushit dhe Ardit Hilës. Në repartin e mbrojtjes boshnjaku Renato Gojkovic do ta nisë si titullar, ndërsa Atanda dhe Egzon Belica do të luftojnë se kush do ta nisë nga minuta e parë. Krahët do mbulohen nga Ibrahimi dhe Trashi.

Takimi do të luhet ditën e shtunë në orën 16:45 në fushën e Kamzës.

Related posts

“NDOSHTA DO TË ISHIN…”/ Gazeta italiane i kushton artikull Vojvodës dhe shokut të skuadrës me origjinë serbe

Delo.autor

NBA/ Ja 10 lojtarët më të paguar të sezonit të ri, LeBron jashtë podiumit

Delo.autor

FITOI DY HERË CHAMPIONS-IN ME REALIN/ Shoku i ngushtë i Ronaldos punon si… peshkatar

Delo.autor

Leave a Comment