Futboll Premier League Sport

NDESHJA NDAJ CHELSEA/ Trajneri Solskjaer: Është një ndeshje e madhe, që…

Ole Gunar Solskjaer konfirmoi përpara ndeshjes me Çelsin se ishte zgjedhja e tij për të mos e zëvendësuar Romelu Lukakun këtë verë. Trajneri norvegjez dëshiron që t’u japë më shumë mundësi talenteve të reja që ka në skuadër.

“Sigurisht që Rom ka statistika të mira, ai është një nga numrat 9 më të mirë në qarkullim kur ti luan me atë lloj sulmuesi dhe dëshiron të kesh një torre në fushë. Por jam shumë optimist se golat e tij do t’i shënojnë Antoni Marsial, Daniel Xhejms, Markus Rashford dhe Xhesi Lingard. Besoj se Mejson Grinud do të luajë më shumë në këtë mënyrë dhe kur të jetë në fushë, edhe ai do të shënojë gola. Do të kemi një tjetër qasje për sulmin këtë sezon. Me një tjetër sulmues këtu, rruga e Grinudit do të ishte shumë më e vështirë”, tha tekniku i “djajve”. “Lukaku duhej të largohej, sepse bëmë një marrëveshje të mirë. Ai është i lumtur”.

LAMPARD

Lampard – 46-vjeçari komentoi edhe duelin e sotëm me trajnerin e ri të Çelsit, Frenk Lampard dhe nuk e kurseu një batutë për mikun e tij, i cili edhe pse mesfushor, është golashënuesi më i mirë në historinë e bluve të Londrës (211 gola). Norvegjezi thotë se ai është më i lumtur që Lampardin do ta ketë në zonën teknike rival sesa në fushë për shkak të cilësive të tij për të gjetur golin. “Jam thjesht i lumtur që ai nuk do të luajë, sepse ai do shënonte gola, apo jo? Të mërkurën patëm një takim mes trajnerëve dhe unë përfitova nga rasti për të folur me të”.

huan mata

Mata – Ndërsa Huan Mata, i cili rikthehet të luajë kundër ish-ekipit të tij, thotë se Junajtid duhet të ketë një plan: “Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë. Do ta nisim me intensitet dhe përpiqemi ta fitojmë nga momenti i parë. Është një ndeshje e madhe, që në javën e parë kundër Çelsit në shtëpi. Duhet të ushtrojmë shumë presing dhe të shënojmë sa më shpejt dhe sa më shumë gola që të jetë e mundur”.

Related posts

PAS 14 MINUTASH LOJË/ Sulmuesi Grifo zhbllokon sfidën ndaj Estonisë me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Lionel Messi magjik, Argjentina kalon në avantazh (VIDEO)

Sadik.Autor

MERR FUND DILEMA/ Eros GREZDA i bashkohet Rangersit të GERRARDIT në SKOCI

Isa.Autor

Leave a Comment