Futboll Sport

FOTOLAJM/ Muskujt e krahut të Ronaldos sa muskujt e këmbës së Dybala

Kishte pak dyshime për xhelozi mes Cristiano Ronaldos dhe Paulo Dybala. Fotot dhe videot që Juventusi kishte publikuar çdo ditë në rrjetet sociale nuk dëshmonin për kësi gjurmësh. Sot, vetë sulmuesi portugez e konfirmoi këtë gjë, duke promovuar “duetin” e ri të Juventusit. CR7 postoi në Facebook një foto, që e portretizon harmoninë mes tij dhe argjentinasit, ndërkohë që midis seriozitetit dhe shakave, ata tregojnë muskujt me fjalët: “Një duet fitues”.

Një lloj imazhi simbolik i Juventusit të ri edhe për tifozët. Në më pak se një orë, ky postim mori pothuajse 11 mijë “retweets” dhe 1290 komente. Zemrat, të cilat në zhargonin e mediave sociale do të thonë dashuri dhe pasion, ishin më shumë se 53 mijë. Megjithatë, një vëzhgues i hollë i fotos, mund të nxjerrë edhe përfundime të tjera. Të tilla, për shembull: muskujt e krahut të Ronaldos janë pothuajse sa ato të këmbëve të Dybala!!! Vetë ylli portugez ka dashur të thotë tjetër gjë, me statusin prej dy fjalësh: Dyshe fituese! Koha për ta vërtetuar këtë po afron.

Dupla vencedora 👌

Posted by Cristiano Ronaldo on Friday, August 10, 2018

Related posts

Bayern Munchen eliminohet, Italia mund të festojë

Sadik.Autor

MINUTË PAS MINUTE/ Mbyllen 120 minuta: Anglia dhe Kolumbia i drejtohen penalltive

Isa.Autor

E BUJSHME/ Ish-trajneri i Realit kthehet në La Liga! Rrogë “faraonike” tek një klub modest

Delo.autor

Leave a Comment