Bundesliga Futboll Sport

NDOQI TURPËRIMIN NGA SHTËPIA/ Nagelsmann: Kam pasur eksperiencë të keqe, kam ulëritur…

Julian Nagelsman prej më shumë se një javë është i detyruar të ndjekë ndeshjet e Bajern Mynih nga shtëpia. Tekniku është infektuar me COVID dhe është izoluar në shtëpi, ndaj është detyruar që të kthejë kuzhinën e tij në një “qendër operative” të mirëfilltë.

Dueli i fundit i bavarezëve ishte ajo humbje e tmerrshme 5-0 ndaj Borusia Mynshengladbah dhe në internet kanë filluar menjëherë fotomontazhet që shfaqnin një kuzhinë të shkatërruar, duke treguar se këto ishin pasojat e ndeshjes në familjen Nagelsman. Por trajneri ka deklaruar sot se ka qenë shukë i pakënaqur, pro nuk ka arritur deri aty sa ta shprehte inatin e tij ndaj orendive.

“Asgjë nuk ka fluturuar në kuzhinën time. Unë aksidentalisht kam hedhur vetëm një herë një shishe kur isha pjesë e Hofenhajm. Kam pasur eksperiencë të keqe dhe për këtë nuk kap kurrë gjëra gjatë ndeshjes. Ndaj kuzhina ime duket njëlloj si më parë, nuk kam thyer asgjë”, tha Nagelsman.

Megjithatë trajneri pranoi se inatin e pakënaqësinë e kishte shprehur me ulërima. “Unë kam ulëritur shumë të mërkurën. Komshinjtë kushedi se çfarë kanë menduar për atë që po ndodhte. Por ata e dinin që kishte ndeshje…”, deklaroi tekniku i Bajernit.

Related posts

Ardian Mema “driblon” humbjen: Në janar duhet ndërhyrje, kam folur me presidentin

Isa.Autor

STADIUMET DHE ORARET/ Përcaktohet axhenda e ndeshjeve të skuadrave shqiptare në raundin e dytë të Europa League

Delo.autor

HUMBI MIKUN NGA TËRMETI/ Ish-trajneri i Laçit rrëfen tmerrin: Sikur dikush më kishte shkulur…

Delo.autor

Leave a Comment