Futboll Sport

FRIKA NGA LARGIMET/ PSG nis rinovimet, Di Maria qëndron me kampionët deri në…

Pasi mbajtën Neymar e Mbappe, drejtuesit e Paris Saint Germanin po planifikojnë që në skuadër të qëndrojë edhe sulmuesi argjentinas Angel Di Maria, kontrata e të cilit skadon pas një viti. Por palët thuajse kanë mbyllur bisedimet dhe kanë rënë dakord që ajo të shtyhet edhe prë dy sezone të tjera, me lojtarin që do të qëndrojë në Paris deri në verën e vitit 2021.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja franceze “Le Parisien”, sipas së cilës argjentinasi, që ka ardhur te PSG-ja në vitin 2015, do të shtyjë edhe me dy sezone të tjera kontratën. Di Maria numëron mbi 130 ndeshje me skuadrën kampione të Francës dhe konsiderohet nga trajneri Tuchel si një lojtar i rëndësishëm për ekipin, ndaj dhe dop të bëhet maksimumi për ta mbajtur.

Related posts

VAZHDON TË JETË KAMPION “WBC”/ Wilder mposht me “NockOut” të çmendur rivalin Breazeale (VIDEO)

Delo.autor

FORMË E DOBËT PËR YLLIN E UNITED/ Kompania e basteve tallet me Lukakun (FOTO)

Isa.Autor

FORMULA 1/ Ferrari ndryshon hierarkitë, Sebastian Vettel pranë lamtumirës

Delo.autor

Leave a Comment