Futboll Sport

FSHF me “dorë të hekurt” për dhunën në Korçë, publikohen dënimet për SKËNDERBEUN dhe PARTIZANIN

Komisioni i Disiplinës i FSHF-së ka publikuar përpara pak minutash vendimet në lidhje me dhunën në ndeshjen e javës së parë të Superiores mes Skënderbeut dhe Partizanit.

Në mbledhje është vendosur që Skënderbeu të dënohet me 5 ndeshje pa tifozë në Korçë dhe me një gjobë prej 300 mijë lekë (të reja) për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve. Ndërkohë për Partizanin është vendosur dënimi për 4 ndeshje pa tifozë dhe një gjobë prej 200 mijë lekë (të reja) me të njëjtin motiv.

Në këtë mënyrë është hedhur poshtë pretendimi për dështim të organizimit të ndeshjes nga ana e klubit vendas, që parashikon natyrshëm dhe një dënim më të rëndë.

Related posts

U NDAL NGA TIRANA/ Shehi me këmbë në tokë: Barazimi ishte rezultat i drejtë

Isa.Autor

XHESTI HUMAN/ Demebele dhuron një xhami për vendin e origjinës…

Isa.Autor

TERSI/ Tetori muaji i “mbrapsht” për TIRANËN, 10 trajnerë në 6 vite

Isa.Autor

Leave a Comment