Futboll Sport

Futbollisti më i “pistë” në Britani/ 22 kartona të kuq, 20 BIRRA në ditë dhe 400 të DASHURA

Ndoshta nuk është aq i famshëm sa Vinnie Jones, por Roy McDonough është konsideruar gjerësisht në ishull si një prej njerëzve më kokëshkëmb që kanë luajtur futboll. Historia e tij është e mbushur me dhunë, alkool dhe qejfe…

Futbollisti më “i pistë” i Britanisë, dikur pinte 20 birra çdo mbrëmje, ka shkuar me 400 femra të ndryshme dhe ka në koleksionin e tij plot 22 kartona të kuq. Suksesi i tij më i madh ka qenë “ekzekutimi” i një gote me birë Guinness për 7 sekonda. Duke ndenjur kokëposhtë, në një tren në lëvizje…

Në Angli e quajnë edhe “Red Card Roy”, siç edhe është titullar libri me kujtimet e tij. Por ai vetë nuk e pranon kurë se bënte një ndërhyrje për të dëmtuar kundërshtarët, përveç se në rastet kur ishte në shenjë hakmarrjeje për një veprim që ata kishin bërë më parë.

Në javën e publikimit të librit të tij, McDonough nuk ka ngurruar të “ndërhyjë” po kaq ashpër edhe në temat më të nxehta të futbollit britanik të ditëve të sotme: Anglia e Southgate dhe aventura e Jose Mourinhos te United.

Sot McDonough, që mbush 60 vjeç në tetor, është pak më i qetë, ndërsa punon si menaxher në Spanjë. Por kur fillon të flasë për trajnerin e Anglisë nuk duket më edhe aq i qetë. “Southgate dukej sikur merrej me modë me atë kostumin e tij në Rusi, por çfarë bëri për të ndryshuar rrjedhën e lojës në gjysmëfinale, duke dorëzuar avantazhin fillestar? Tifozët nuk duhet të bien pre e propagandës që do të fitojmë Botërorin e vitit 2002. Pse mendoni që Gjermania do të jetë po kaq keq pas katër vitesh? Po Franca mos do të dobësohet? Mendoni që Brazili do të rrijë të shohë se si luajnë të tjerët?”, thotë McDonough. “Harry Kane? Fitoi Këpucën e Artë duke shënuar kundër skuadrave të vogla, por sa herë vuri në provë portierët në ndeshjet me eliminim? Po Dle Alli?”.

McDonough ka qenë një sulmuesi i ashpër dhe luftarak dhe mbetet i vlerësuar në klubet ku ka luajtur, si Colchester, Southend dhe Walsall. Si trajnerë ka pasur edhe tre nga kampionët e botës së vitit 1966, Sir Alf Ramsey te Birmingham, Sir Geoff Hurst te Chelsea dhe Bobby Moore te Southend. “Gjërat nuk ecën si duhej për Sir Alf”, kujton McDonough. “Por të paktën ai nuk rrinte në pankinë me një iPad në dorë. Më vjen për të qeshur kur trajnerët modernë i tregojnë lojtarëve ca grafika për t’iu konfirmuar pozicionin që duhet të mbajnë në fushë. A e keni parë ndonjëherë Sir Alex Ferguson të bëjë lojtarët e tij lëmsh me letra dhe shigjeta?”.

Në fund edhe dy fjalë, të rënda, për Jose Mourinho. “Unë atë e quaj Antikrishti i futbollit. Ai ka një ide në kokë: kushdo që ka topin ka edhe më shumë mundësi që të gabojë dhe ndeshjet i fiton skuadra që bën më pak gabime. Nëse dëshiron të jetojë me gabimet e të tjerëve, duhet të bëhet menaxher banke”.

Related posts

DRAMATIKE/ Sulmuesi brazilian tre ditë në ANKTH, policët i shpëtojnë NËNËN (FOTO)

Isa.Autor

“NJË HERË NDODHI…”/ Dita kur legjenda Ferdinand mbrojti C77 nga brutaliteti i Van Nistelrooy

Delo.autor

HUMBJA NDAJ INTER NË CHAMPIONS/ De Zerbi: Na mundi një skuadër e madhe, e dinim që…

Delo.autor

Leave a Comment