Futboll Premier League Sport

Dëmtimi i rëndë i BRAVOS/ Man City PRANË AKORDIT me ish-portierin e LIVERPOOLIT

Diego Kavalieri, pritet të jetë portieri i ri i Mançester Sitit, që do të zëvendësojë Klaudio Bravon, i cili pësoi një dëmtim të rëndë para pak ditësh dhe do duhet të mungojë gjatë.

Ndërkohë që Guardiola pritet të afrojë si portier të dytë braziliani Kavalieri, i cili mbylli eksperiencën me Kristal Palas, pa luajtur asnjë ndeshje dhe tani është një portier i lirë.

Marrëveshja pritet të mbyllet në ditët e ardhshme dhe portieri 35-vjeçar do t’i bashkohet “qytetarëve”, për të formuar dyshen me brazilianin tjetër Edereson. Në të kaluarën portieri Kavalieri ka qenë pjesë e Palmerias, Liverpulit, Çezenës, Flumineses dhe së fundit, Kristal Palas.

Related posts

Rafaella dhe Bruna përloten në tribunë (FOTO)

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Celedes emërohet trajner i Valencias

F.autor

TËRMETI/ “Air Albania” pret legjendat e futbollit botëror, Zambrota, Perrota e të tjerë zhvillojnë ndeshje bamirësie

Delo.autor

Leave a Comment