Futboll Seria A Sport

ZGJODHI FORMACIONIN MË TË MIRË NË 24 VITË NË “OLD TRAFFORD”/ Giggs tregohet i pamëshirshëm, këtë s’ia kishte bërë askush CR7

Ryan Giggs, trajneri aktual i Uellsit dhe legjenda e Manchester United, zgjodhi formacionin më të mirë të kolegëve të tij, me të cilët luajti në “Old Trafford” për 24 vite. Midis gjithë atyre që e shoqëruan në dhomën e zhveshjes së “Djajve të Kuq”, ai nuk e përfshiu Cristiano Ronaldon në 11-shen titullare.

Ky top-formacion i zgjedhur nga uellsiani përbëhet nga Peter Schmeichel në portë e me radhë: Gary Neville, Rio Ferdinand, Mikael Silvestre dhe Denis Irwin në mbrojtje; Roy Keane, Nicky Butt dhe Paul Scholes si mesfushorë, si dhe David Beckham, Wayne Rooney dhe Ole Gunnar Solskjaer në sulm.

Cristiano Ronaldo dhe Giggs përkuan bashkë në “Old Trafford”, të stërvitur nga Sir Alex Ferguson. Portugezi mbërriti te Manchester United në vitin 2003 nga Sporting dhe luajti me anglezët deri më 2009, kur u nis për te Real Madridi. Së bashku, ata të dy fituan një Ligë të Kampionëve, një Botëror për Klube, tre tituj të Premier League, një “FA Cup”, dy “Carling Cup” dhe tre “Community Shield”.

CR7 fitoi “Topin e Artë” sa ishte te “Djajtë e Kuq”, por Giggs nuk e konsideroi atë për njëmbëdhjetëshen e tij. Marrëdhënia e tyre gjatë fazës së përbashkët te Manchester United nuk ishte më e mira, siç e ka pohuar vetë Ronaldo.

“Në Manchester fituam Ligën e Kampionëve dhe unë nuk flisja me Scholes, Giggs, apo Ferdinand. Thjesht këmbenim një mirëmëngjesi. E megjithatë, ne kishim një ekip të shkëlqyeshëm”, – tha portugezi në vitin 2016, në prag të ndeshjes Roma-Real Madrid, i pyetur në lidhje me marrëdhëniet personale që kishte pasur me bashëklojtarët.

Related posts

“No Lewandowski, no party”/ Polaku është garancia e vetme e Bayernit në këtë KAOS

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Kalon në avantazh me një aksion model (VIDEO)

Delo.autor

Liverpooli e fiton betejën me Manchester Unitedin për Jorginhon

Sadik.Autor

Leave a Comment