Futboll Sport

GOLI I VITIT/ Një PERLË si kjo nuk e kanë shënuar dot as RONALDO e as MESSI

Nëse nuk e keni dëgjuar ndonjëherë emrin e Eric Bicfalvi, ky gol i tij mund t’ju bëjë që të mos e harroni për disa kohë. Mesfushori rumun luan në kampionatin rus me Ural Yekaterinburg dhe është shndërruar të premten në protagonistin e ditës pasi realizoi një super gol, të cilin nuk kanë mundur ta bëjnë dot as Ronaldo e as Messi.

9 minuta nga fillimi i pjesës së dytë në ndeshjen kundër Dynamo Moska, numri 10 merr një krosim nga e djathta dhe pasi e stopon topin duke u rrotulluar mjeshtërisht për të lënë në vend kundërshtarin godet në ajër me të djathtën dhe shënon golin e avantazhit për skuadrën e tij. E të mendosh që para ndeshjes ishte në dyshim për të luajtur pasi nuk ishte rikuperuar tërësisht nga një dëmtim. Fatkeqësisht goli i rumunit nuk i mjaftoi Uralit që të merrte tri pikët pas moskovitët arritën të barazonin pesë minuta nga fundi.

Kur janë luajtur vetëm tri javë nga kampionati rus, Ural ndodhet në vend të parafundit me vetëm një pikë, ndërsa Dynamo në vend të 11, me 3 pikë.

Related posts

ZYRTARE/ Mesfushori SHQIPTAR largohet nga Interi, transferohet në…

Isa.Autor

“TRE EKIPE KANË DIÇKA MË SHUMË”/ Gasperini heq dorë nga titulli: Ne jemi me Fiorentina-n dhe Torino-n…

Delo.autor

UEFA PUBLIKON LISTËN/ Njihuni me 20 klubet më të mira në historinë e Champions

Delo.autor

Leave a Comment