Futboll Premier League Sport

LIVERPOOLI “i uritur” për trofe”, SHAQIRI “pa frena”: I mundim të gjithë, asgjë s’është e…

Xherdan Shaqiri e pret me padurim debutimin me Liverpoolin në kampionatin anglez. Mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës do ta nisë nga stoli takimin përurues sezonit të ri. 26-vjeçari ka folur dhe për distancën se deri ku mund të arrijnë “Të Kuqtë” këtë sezon duke theksuar se skuadra nga “Anfield Road” është në gjendje të fitojë çdo titull të mundshëm.

“Për mua asgjë nuk është e pamundur. Ne mund të bëhemi çfarë të duam. Ne mundëm Manchester Cityn në kampionat dhe Champions League sezonin e fundit kështu që mund të mposhtim këdo. Duhet të jetë ambicia jonë për të konkuruar me më të mirët dhe të përballemi në fushë me ta për të fituar dhe dominuar ndeshjen. Qëllimi ynë është të fitojmë sa më shumë tituj të jetë e mundur”, deklaroi për prestigjiozen “The Guardian” mesfushori më i ri i nënkampionëve të Europës.

Shaqiri u transferua nga Stoke City për 14.5 milionë €. Pas përfaqësimit dinjitoz në Kupën e Botës me Zvicrën, ai u kërkua nga dy superfuqitë e futbollit europian Manchester United dhe Liverpool, por “Të Kuqtë” arritën ta bindnin në fund ish-lojtarin e Bayern Munich dhe Zvicrës.

Related posts

NEDIM BAJRAMI TITULLAR NDAJ HUNGARISË/ Ja si ndryshon Kombëtarja shqiptare

Delo.autor

FIORENTINA-INTER/ “Zikaltërit” dyfishon epërsinë, shënon Perisic

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Rezultoi pozitiv me COVID-19, doktori i klubit francez vret veten

Delo.autor

Leave a Comment