Futboll La Liga Sport

REALI i trembet largimit të MODRIC, kërkon SUPER mesfushorin e TOTTENHAM

Pavarësisht se Luka Modric ende është një lojtar i Real Madrid, te skuadra “merengues” kanë frikë se mos e papritura ndodh në momentin e fundit të merkatos, ndaj dhe presidenti Florentino Perez po merr masat që të mos gjendet “zbuluar”. Për këtë arsye, sipas të përditshmes britanike “The Sun”, skuadra kampione e Europës kërkon të sjellë mesfushorin danez të Tottenham, Christian Eriksen. Ky i fundit do të ishte zëvendësuesi ideal i Luka Modric, ndaj dhe bisediemt paraprake kanë nisur.

Deri më tani, Tottenham ka arritur të rezistojë dhe t’i mbajë të gjithë yjet në skuadër, duke qenë ekipi i vetëm që nuk bëri asnjë blerje apo shitje gjatë merkatos së dimrit. Por merkatoja ne La Liga vijon ende dhe Real mund të befasojë londienzët me një ofertë marramendëse për Eriksen, në rast se Modric shkon në Serinë A. Mesfushori danez ka ende edhe dy vite kontratë me Tottenham dhe vështirë se largohet, por prej kohësh ekipet më të mëdha të Europës i kanë vënë syrin.

Related posts

E BUJSHME TEK INTERI/ Marotta gjen pasardhësin e Icardit në Premier, ja emri

Delo.autor

Ish-ylli i Milan me penalltinë më të shëmtuar të historisë (VIDEO)

Sadik.Autor

SHIHEJ SI ZËVENDËSUESI I POGBA/ Mesfushori pranë transferimit tek rivalët e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

Leave a Comment