Futboll Premier League Sport

Granit Xhaka “mësues” i talentit anglez, tifozët e Arsenalit e “shpallin” kapiten (FOTO)

Arsenali fitoi lehtësisht dje ndaj Lazios falë golave të 19-vjeçarit Reiss Nelson dhe Aubameyang. Takimi u luajt në Suedi. Por ajo çfarë tërhoqi më tepër vëmendjen ishte gjesti i mesfushorit shqiptar Granit Xhaka që i tërhoqi vëmendjen të riut anglez Nelson pasi shënoi golin e parë. 25-vjeçari e këshilloi 18-vjeçarin që të ruante pozicionin e tij para se të niste aksioni i shënimit të golit.

Tifozët e Arsenalit kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale dhe kanë kërkuar që mesfushori i përfaqësueses së Zvicrës të emërohet kapiten i “Topçinjve”.

Disa prej komenteve më pikante janë:

“Xhaka është lider i lindur”. “Njëri prej kandidatëve kryesorë për shiritin e kapitenit”.

“Ky është ai për të cilin kemi nevojë”. ” Lider elitar ky njeri”.

Por një tjetër ka argumentuar se shqiptari duhet të mësohet të kontrollojë veten pasi nuk mjafton thjesht një këshillë.

Related posts

TËRMETI TRAGJIK/ Shënon eurogol, lojtari i Kombëtares ka një dedikim: Për ty, Nëna Shqipëri!

Delo.autor

LOTË TRISHTIMI QË U KTHYEN NË GËZIM/ Ja momenti prekës kur djali i tenistit bëri të qajë babanë (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO/ Chelsea e gatshme të paguajë 25 milionë euro për Palmierin

Q.Autor

Leave a Comment