Futboll Gossip Sport

FESTA E ÇMENDUR/ Notarja italiane feston 30-vjetorin me foto NUDO në…

Federica Pelegrini është një legjendë e notit, jo vetëm atij italian. Për atë që ka fituar dhe atë që ka humbur. Që kur mahniti botën në Olimpiadën e vitit 2004 në Athinë, kur ishte vetëm 16 vjeç, Pellegrini nuk është se e kaloi shumë lehtë faktin që u vu në qendër të vëmendjes kaq shpejt.

Por tashmë adoleshenca është lënë pas, problemet me ushqimin që rrezikuan karrierën dhe kritikat tashmë janë harruar. Ajo tashmë është 30 vjeç dhe ka zgjedhur të festojë me shoqet e skuadrës kombëtare italiane. Por pa harruar të ruajë edhe një kujtim për vete dhe… për të gjithë ndjekësit e saj të Instagram: Një foto nudo në vaskë. Mënyra ideale për të festuar këtë përvjetor jubilar në jetën e çdo njeriu.

Në karrierën sportive, Pellegrini është mbajtëse e rekordit botëror të 200 metrave stil i lirë për femra, ndërsa ka fituar edhe një medalje të artë në Lojërat Olimpike të vitit 2008. Në Botërorin e Romës në vitin 2009 ajo u bë femra e parë që realizon garën e 400 metrave stil i lirë për më pak se katër minuta.

Ajo është gjithshtu e vetmja notare (duke përfshirë edhe meshkujt) që ka fituar 7 medalje radhazi në të njëjtën garë, atë të 200 metrave stil i lirë, në Kampionatin Botëror. Ajo është gjithashtu e vetmja kampione olimpike në historinë e notit italian dhe e vetmja notare italiane që ka vendosur rekord botëror në më shumë se një stil gare.

Related posts

Trajneri i Tiranës reagon për eleminimin e Argjentinës: Më falni miqtë e mi

Sadik.Autor

“TITULLI DEDIKIM PËR DALGLISH, GERRARD DHE TIFOZËT”/ Klopp shpërthen në lot: E pabesueshme!

Delo.autor

(FOTO) Juventus kërkon ‘mrekullinë e 8-të’ përballë Romës, publikohen formacionet zyrtare

Q.Autor

Leave a Comment