Futboll Gossip Sport

“PLAS” SERISH! Wanda Nara, deklarata tronditëse kundër China Suarez

Pas festimeve në Paris me Icardin dhe fëmijët e tyre, Wanda Nara është rikthyer në Argjentinë. Atje e priste një mega festë ditëlindjeje e organizuar nga motra e saj Zaira, së bashku me nënën Nora dhe të gjithë miqtë amerikano-jugorë.

Sipas gazetarit Rodrigo Lussich, pas rikthimit të Wandës në Argjentinë nuk qëndron vetëm festa. Gjatë programit “Intrusos”, drejtuesi tregoi se në realitet showgirl-i argjentinas është kthyer në shtëpi me një synim të qartë: të takohet ballë për ballë me China Suarez.

Në të vërtetë, për herë të parë, dy gratë armike të betuara tashmë, pas tradhtisë së aktores me Icardin, ndodhen në të njëjtin vend. Në Argjentinë, përveç festimit të ditëlindjes, Wanda Nara mori pjesë në eventin “Personazhet e Vitit”, duke zgjedhur një “look” të bardhë dhe transparent.

Showgirl-i u intervistua nga “Gente” dhe programi argjentinas “Mañanísima” raportoi disa sekrete në lidhje me “Wandgate” dhe China Suarez. Ajo që i la pa fjalë të gjithë është një fjali e shqiptuar nga vetë Wanda gjatë intervistës.

“E quajtën ‘Wandagate’, kuptimin e vërtetë e zbulova vonë. Kur e mora vesh mendova: Kë do të vrasin, askush nuk ka vdekur të paktën tani për tani”, – tha Wanda duke qeshur.

Related posts

E BUJSHME/ Bushi zbulon bisedimet: Mesfushori i Bayernit PRANË KOMBËTARES

Isa.Autor

LIVE/ Luftëtari-Tirana, Drithërima te porta e Luftëtarit. Aleksi pranë autogolit

Delo.autor

Formacionet zyrtare/ Kamza sfidon Partizanin me 3 ishë, Dalipi nuk bën ndryshime

Sadik.Autor

Leave a Comment