Futboll Premier League Sport

Kërcënimi i Mourinho për Man United: Nëse nuk përforcohemi, atëherë…

José Mourinho ka folur për kanalin televiziv të klubit të Manchester United, në të cilin ka bërë një apel direkt, sikurse një mesazh për drejtuesit më të lartë të klubit. Sipas trajnerit portugez, është e domosdoshme që ekipi të përforcohet, me qëllim që të qëndrojnë konkurent dhe për të aspiruar për ngritur trofeun e Premier League.

“Klubet që konkurojnë me ne janë shumë të fuqishëm, kanë skuadra të mëdha si Chelsea, Tottenham, Manchester City, ose nga ato që po investojnë fuqishëm, si Liverpool, që po blen gjithçka dhe këdo. Nëse nuk përmirësojmë ekipin tonë, atëherë do të jetë një sezon i vështirë për ne. Drejtori im e di prej kohësh se çfarë kërkoj unë. E di që ai përpiqet maksimalisht për mua, kam akoma disa ditë për të pritur dhe për të parë se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Mourinho.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Talenti francez me Covid-19, humbet kombëtaren dhe fillimin e sezonit

Delo.autor

SPECIALE/ Kosova “hirushja” e futbollit europian: Një realitet ku sporti është “reklama” më e bukur e vendit

Sadik.Autor

De Biasi kërkon një skuadër për të rifilluar…

Sadik.Autor

Leave a Comment