Në një deklaratë në faqen zyrtare të Instagram-it, ai shkroi:

“Epo, kjo nuk shkoi siç ishte planifikuar. Qëllimi i sfidës ishte që të jemi konkurues në raundet e para, të mbajmë distancën dhe pastaj të tentojmë fitoren në raundet e fundit. Syri është mirë. Mori disa qepje mbi vetull dhe tani është mirë. Një natë e vështirë me fjalë të tjera. Unë vetëm dua të them faleminderit për të gjithë ata që më mbështesin dhe brohorasin për mua. Unë shpresoj që ju ka gëzuar dueli im edhe pse nuk ka shkuar ashtu siç e kisha parashikuar, por unë do të kthehem më i fortë “.-mbyllet statusi i Yigit.

Me Baranchyk që kaloi në gjysmëfinale të WBSS, ku ai do të përballet me Josh Taylor ose Ryan Martin, fotografia e Yigit “pushtoi” internetin, ndërsa pamja e tij u krahasua me atë të personazhit të filmave, Quasimodo.