Futboll Premier League Sport

HUMBI SUPERKUPËN/ “Shuplaka” nga Man City, SARRI shfajësohet me mungesat

Maurizio Sarri ndoshta e kishte parashikuar debutimin me humbje te Chelsea. Ishte shumë e vështirë për ta vënë në vështirësi Manchester City-n në FA Community Shield pa lojtarë të tillë në dispozicion si Courtois, Kante dhe Hazard (pa harruar Cahill, Giroud dh Batshuayi), por edhe për faktin se ka patur shumë pak kohë në dispozicion për t’i përcjellë skuadrës idetë e tij. Humbja 2-0 ndaj Citizens nuk e vë në alarm trajnerin toskan.

“Na mungojnë 6 lojtarë. Pjesa e parë ishte e mirë, por e dyta jo. Nuk e di sesa kohë do të më duhet për t’u përçuar futbollistëve idetë e mia. Kam vetëm 3 javë këtu dhe kemi shumë punë për të bërë.”

Të paevitueshme pyetjet rreth merkatos, në veçanti për dy lojtarë të rëndësishëm, belgët Courtois dhe Haszard.

“Kam folur me ta dy ditë më parë. Mendoj se lajmet rreth tyre janë më shumë të mira se të këqija. Nuk më intereson se çfarë thotë menaxheri, dua të dëgjoj Courtois. Dua të flas me të. Të shohim nëse nesër do të m’i thotë njësoj gjërat siç janë shkruar në media. Dua që lojtarët e mi të luajnë me motivim maksimal.”

Related posts

Merkato e Flamurtarit/ Danilo Alves dhe “korçarët” lënë thatë trajnerin Ilir Daja

Isa.Autor

(FOTO) Coutinho prezantohet zyrtarisht tek Barça, ja fjalët e para të brazilianit

Q.Autor

FORMULA 1/ Ferrari zbulon njëvendëshen e sezonit 2021, Leclerc e Sainz gati për betejë

Delo.autor

Leave a Comment