Futboll Seria A Sport

HUMBJA SJELL TENSION TEK INTERI/ Ballafaqim në mbledhjen e ekipit me drejtuesit

Zero alibi. Interi po i kërkon gabimet në shtëpi. Përtej fushës, disa vendimeve arbitrale kontradiktore, pranohet gjithçka. Por nuk janë këto përgjigjet për humbjen në Sasuolo. Së paku, nuk janë në radhë të parë. Në thelb ka arsye, shumë arsye, të tjera. Mbi të gjitha një paraqitje “e vakët” në debutimin në kampionat, shumë larg dëshirës së Spaletit, i cili në vigjilje të ndeshjes ishte shprehur se “duhet të dalim nga ‘kantieri’ të kolauduar”.

Mungon aftësia për të ndryshuar rrjedhën e lojës, pra për të mos u rebeluar ndaj një disavantazhi, një terreni loje problematik, një kundërshtari të përballueshëm: në konkluzion, faktit se nuk u dit të kthehej ndeshja në favor. Pika numër tre: të pakta, shumë të pakta, rastet e krijuara për gol, që janë pasojë e një manovre loje të ngadaltë dhe një qasjeje jo korrekte te porta kundërshtare. Pika e katërt: Interi u duk, me përjashtim të disa elementëve (Azamoah e Perisiç), shumë i lehtë, defekt me të cilin Luçiano Spaleti ishte përballur edhe në disa momente të sezonit të kaluar.

ARBITRIMI – Ja pra: ka qenë kjo analiza, disi e parashikuar, e ditës pas humbjes në Rexhio Emilia. Drejtuesit zikaltër kanë vendosur të arsyetojnë, në “Appiano Gentile”, rreth këtyre pikave, së bashku me trajnerin dhe lojtarët. Klubi, i zhgënjyer prej paraqitjes më shumë se prej rezultatit, ka dashur t’u nënvizojë protagonistëve idenë se është e nevojshme të bëhet më shumë, që skuadra të konsiderohet në lartësi dhe në gjendje t’i bëjë ballë çdo mungese. Konkluzioni: nuk duhen kërkuar justifikime që u referohen penalltive të dhëna e të padhëna. Gjithçka duhet të zgjidhet brenda fushës.

MANOVRA – Puna do rinisë veçanërisht nga pika numër tre e prekur në “Appiano”. Sytë drejtohen shumë shpesh nga Ikardi, diçka e gabuar në rastet kur Mauro nuk është në ditën e tij dhe raporti në fushë me Lautaro Martinezin nuk është pista e duhur për t’u ndjekur. Nyja e dytë pas humbjes në Rexhio Emilia është brishtësia e korsive anësore, si mbrojtëse po ashtu edhe ato sulmuese: në këtë rast shpjegimi lidhet me emergjencën e zgjedhjeve, të kushtëzuara nga afrimet e vona në “Appiano”, të atyre që u angazhuan në Botëror.

Nyja tjetër lidhet me qarkullimin e topit shumë të ngadaltë. Shumë shpesh nga Spaleti u pa të kërkohej me këmbëngulje një manovër më e shpejtë dhe vertikalizim i menjëhershëm i pasimit. Kjo mbi të gjitha nisur nga prova “e zbehtë” e Brozoviçit, që riktheu në memorie paraqitjet e kroatit në fazën e parë të sezonit të kaluar. Nga rritja e tij, e tha edhe Spaleti, varet “fluturimi” i zikaltërve. Por, dëshirën për të ndryshuar duhet ta ndiejnë gjithë protagonistët. Interi nuk mund të humbasë më kohë.

Related posts

GAFA E TEKNIKUT TË NJOHUR/ Ish-trajneri i Francës: Do e merrja Maradonën në skuadrën që drejtoj, por…

Delo.autor

VALVERDE DHE ZIDANE E DUAN NË EKIP/ Skema. Ja si do të përshtatet NEYMAR me dy ekipet

Delo.autor

KËSHILLA PËR TITULLIN/ Trajneri Nagelsmann zbulon telefonatën me Flick: Gjithçka varet nga sfida me…

Delo.autor

Leave a Comment