Futboll Premier League Sport

I VENDOSUR/ Courtois kërcënon Chelsea: Dua të largohem tani, vitin tjetër iki…

Portieri belg Thibaut Courtois ka kërcënuar drejtuesit e Chelsea se dëshiron të largohet këtë verë me çdo kusht nga skuadra londineze për të luajtur me Real Madrid sezonin e ardhshëm. Në të kundërt, pas një viti, kur t’i skadojë kontrata, do të largohet si lojtar i lirë dhe Chelsea nuk do të përfitojë asnjë qindarkë. Sipas të përditshmes “The Sun”, portieri belg ka refuzuar rinovimin e kontratës me Chelsea, e cila skadon pas një viti. Ndaj Real ka bërë një ofertë të mirë prej 35 milionë eurosh për të marrë portierin 26-vjeçar.

Por duket se problemi më i madh për Chelsea nuk është shitja e Courtois por gjetja e një zëvendësuesi të denjë, pasi braziliani Allison u transferua te Liverpool dhe nuk ka shumë alternativa. Por edhe trajneri Maurizio Sarri ka vënë veton për të mbajtur portierin belg, duke deklaruar se para se të marrë një vendim dëshiron të zhvillojë një takim “ballë për ballë” me Courtois, për ta bindur të qëndrojë dhe t’i shpalosë planet e tij. Portieri i kombëtares belge pritet të vijë në Londër javën e ardhshme, pasi është ende me pushime pas Botërorit.

Related posts

Gattuso i jep tjetër ‘fytyrë’ Milanit, kuqezinjtë nuk varen më nga Suso!

Q.Autor

Historia e ish-futbollistit të Milanit/ Refuzoi Kombëtaren se… kishte shkollë

Sadik.Autor

NGA MIQËSORE KTHEHET NË “LUFTË”/ Shikoni si tifozët polakë dhe ata italianë përplasen në rrugët e Sardenjës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment