Futboll Sport

“LE TË MË SHAJNË”/ Rudi Vatës i thirrin djalin tek Irlanda: Kurrë nuk do luajë me Shqipërinë!

Rudi Vata ka disa gjëra për të thënë mbi djalin e tij Rocco, i cili është ftuar nga Irlanda U15. Legjenda e futbollit shqiptar ka deklaruar se djali i tij nuk do të luajë kurrë për Shqipërinë, me këtë sjellje nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“Askush nuk FSHF nuk më ka kontaktuar për djalin tim. Federata Irlandeze e Futbollit na kontaktoi e para, edhe pse e kanë ndjekur edhe skocezët. Gjyshja e tij është gruaja irlandeze më e lumtur në Skoci”, ka deklaruar shkodrani.

“Nëse në Shqipëri do të ishin profesionistë, do të kishin shfaqur interes. Kështu, do e kishin mësuar se Rocco po luan te Celtic dhe do të më kishin kontaktuar. Ata nuk kanë shfaqur asnjë lloj respekti, dëshire apo profesionalizmi. Rocco nuk do të luajë kurrë për Shqipërinë”, – ka shtuar Vata, por duke i lënë një derë hapur kombëtares kuqezi.

“Nuk mund të diktoj vendimin e djalit tim. Çdo gjë mund të ndodhë në të ardhmen, por Irlanda e ka ndjekur dhe ka shfaqur interes dhe respekt. Rocco është i lumtur që është ftuar nga Irlanda. Ai mund të bëhet një lojtar special”.

Related posts

E BUJSHME NË ITALI/ Jorge Mendes takohet me Marottan, ja kush është trajneri që duan tek Interi

Delo.autor

ARROGANT?/ Ja premtimi i çuditshëm që Tyson Fury jep para duelit të 18 gushtit

Isa.Autor

FITORJA E PARË E “KOKËKUQES” KËTË SEZON/ Charles Leclerc e pranon: Pa ndihmën Vettel e Ferrari nuk do të…

Delo.autor

Leave a Comment