Futboll Sport

Ibra zbulon gjurin e copëtuar: Më thanë mbaroi, u thashë, jo!

“Ata më thanë mbaroi. Unë u thashë, jo!” Zlatan Ibrahimovic është një luftëtar i paepur dhe si i tillë vetëm falë vullnetit të tij të hekurt mundi të kthehej në fushën e blertë pas dëmtimit të rëndë që pësoi në gju me Manchester United në përfundim të sezonit 2016-2017, në Europa League.

Ligamentet i kishte të këputur dhe rrezikonte madje edhe ecjen nëse do të tentonte t’i kthehej futbollit të luajtur.

Fotoja e publikuar nga vetë gjiganti suedez tregon plagët e ndërhyrjes kirurgjikale, duket gjuri i tij i bërë copash, por ai nuk u dorëzua, edhe pse mjekët i sugjeruan të linte futbollit.

Sot, Zlatan është lojtari kryesor i Los Angeles Galaxy në MLS, ku ka shënuar plot 15 në 17 ndeshje. Mjekët e patën gabim, Ibra nuk di të humbasë.

Related posts

I PAZËVENDËSUESHËM TEK “KUQEZINJTË”/ Tiemoue Bakayoko: Do të ishte një mëkat po të kthehesha…

Delo.autor

NGA PËRBALLJET ME FRANCËN DHE PORTUGALINË TEK “EURO 2020″/ Bogdani: Uellsi dhe Skocia, në një nivel me…

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Organizatorët ndezin alarmin: Nuk kemi mjekë e infermierë për Olimpiadën

Delo.autor

Leave a Comment