Moto GP Sport

MotoGP/ Dani Pedrosa hedh pas krahëve problemet

Dani Pedrosa shpreson se i ka hedhur pas krahëve fatkeqësitë pas atij problemi që i ndodhi në Jerez. Gara e Mugello-s mund të jetë rasti i duhur për të marrë më në fund një rezultat prestigji. Vetë katalanasi e sheh transfertën italiane me besim të madh: “Pas një jave pushimi pas testit të Barcelonës, nuk e sheh veten që të jem i gatshëm të garoj në Mugello”.

Spanjolli vijon të sqarojë në faqen e internetit të skuadrës së tij raportin me fansat italian dhe me pistën toskane: “Kam një raport të madh me Italinë dhe fansat italian! Mugello është një pistë e bukur dhe më pëlqen. Është shumë e shpejtë, me shumë përdredhje, ku duhet që të punohet mirë për të gjetur një ndjesi të mirë dhe që të arrish rezultat të mirë pas atyre kthesave. Kemi bërë një test në Mugello në nisje të majit, ku kemi parë se në çfarë grade duhet që ta nisim sa më mirë. Të premten shpresojmë që të bëjmë nisje të mbarë”.

Related posts

ZYRTARE/ UEFA del me deklaratë: Ja 9 klubet që firmosën akordin për shkrirjen e Super League

Delo.autor

ÇËSHTJA “FUTBOLLI, KLANI DHE AFERAT”/ Igli Tare hedh poshtë akuzat: Nuk kam lidhje me kompaninë e basteve

Delo.autor

GRUMBULLOI 19 LOJTARË PËR SFIDËN E RADHËS/ Zidane lë jashtë skuadre katër të preferuarit e tij, ja emrat befasues

Delo.autor

Leave a Comment