Futboll Seria A Sport

INTERI i prish punë MILANIT, zikaltrit në sulm për mesfushorin brazilian

E ardhmja e Bernard rrezikon të shndërrohet në një telenovelë. Dhe arsyeja për këtë është hyrja në garë e klubit të Interit për lojtarin brazilian. Gjithsesi, kushërinjtë e Milanit duken favoritë për ta marrë lojtarin, i cili është i lirë pas përfundimit të kontratës me Shakhtarin. Në garë për sulmuesin e krahut është gjithashtu dhe ekipi i Chelsea që po bën të pamundurën ta rrëmbejë 25 vjecarin. Që më përpara, Interi ka pasur kontakte me agjentin e lojtarit, por që më vonë nuk e ndoqi më. Ausilio dëshironte Malcolm, por zgjodhi Morgan Politanon për të përforcuar krahët e sulmit.

Gjithsesi, një mesazh i drejtuesve zikaltër tek një prej menaxherëve të lojtarit mjaftoi që ti kujtonin se dhe ata janë në garë. Por, me Politanon, Perisic, Candrevën, Karamoh dhe Lautaro Martinez që mund të luajë gjithashtu në krah, lind pyetja pse Interi është i interesuar për Bernard. Ndoshta thjesht për të bërë me dhimbje koke kushërinjtë kuqezinj, por që mohohet nga ekipi i Spalletit.

Ata i kanë kërkuar lojtarit të presin deri të martën ose të mërkurën për të marrë një vendim, të njëjtat ditë të kërkuara dhe nga Chelsea. Për tu mos harruar është dhe miqësia që lidh Ausilion me supermenaxherin Kia Joorabchian, i cili po shtyn fort për kalimin e brazilianit në Londër. Me të njëjtin agjent, në të kaluarën Ausilio ka mbyllur marrëveshjet për Gabigol dhe Joao Mario. Mbetet për tu parë nëse dhe kësaj herë do të jetë i njëjti fund.

Related posts

PAS SUKSESIT NË “WIMBLEDON”/ Tenisti Djokovic mbërrin në Tokio dhe zbulon objektivin e radhës

Delo.autor

Historike për Gjibraltarin/ Fiton në fushën e Armenisë edhe pse himnin ja ngatërruan

Isa.Autor

QESHARAKE TEK FESTA MADHËSHTORE/ Klopp numëron trofetë e Liverpoolit në Champions

Delo.autor

Leave a Comment