Futboll Premier League Sport

RAIOLA dërgon POGBA tek BARCELONA dhe i gjen Mourinhos një zëvendësues

Menaxheri i Paul Pogba, Mino Raiola, është i bindur që mund të dërgojë Paul Pogba te Barcelona dhe Manchester United mund të përfitojë nga kjo marrëveshje plot 112 milionë Euro. Agjenti më i famshëm italian pritet t’ia komunojë së shpejti këtë mundësi drejtuesve të United, edhe pse për kampionin e botës janë interesuar edhe Paris SG dhe Juventus. Por nëse kjo lëvizje ndodh, atëherë gjithçka duhet të mbyllet para ditës së enjte, që është edhe e fundit për merkaton e klubeve angleze.

Pogba ka edhe tre vite kontratë në “OId Trafford”, por marrëdhënia e tij me trajnerin Jose Mourinho është përkeqësuar ndjeshëm, sidomos pasi francezi injoroi thirrjen e portugezit për të ndërprerë pushimet dhe për t’u rikthyer para kohe në stërvitje.

Pogba vazhdon të festoë në SHBA edhe pse duhen pak ditë nga nisja e sezonit, diçka që ka tërbuar Mourinhon, i cili do të ishte i gatshëm të lejonte largimin e lojtarin, sigurisht nëse klubi gjen një tjetër zëvendësues në kaq pak kohë.

Këtu futet sërish në lojë Raiola, sepse ai është gjithashtu menaxher i Marco Mverrattit dhe pretendon se mund të sjellë italianin në Manchester ndërkohë që dërgon Pogba te Barcelona. 25-vjeçari ka një kontratë me PSG deri në vitin 2021 dhe vlerësohet 60 milionë Euro.

Barcelona nga ana e saj nuk ka bërë ende një goditje të madhe në merkato, pasi dështoi me blerjen e Antoine Griezzman. Marrja e Arturo Vidal nga Bayern ishte një lëvizje e domosdoshme, por Pogba është tjetër nivel dhe do të shtonte cilësinë në mesfushën e skuadrës. Kileni dhe francezi kanë qenë të dy pjesë e mesfushës së Juventusit në finalen e Champions League të vitit 2015 të humbur pikërisht kundër Barcelonës, por tani katalanasit duket se duan t’i ribashkojnë.

Related posts

VIDEOARBITRIMI NË AKUZË/ Premier League, gabime nga “VAR”

Delo.autor

Rekordi absolut, 6 autogola në “Rusi 2018”

Sadik.Autor

JUVENTUS-BARCELONA/ Një lajm i mirë për Pirlo-n, Koeman i befason të gjithë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment