Futboll Seria A Sport

INTERI kërkon sistemim për Joao MARIOS, oferta nga Spanja e Portugalia

Inter vazhdon të kërkojë një sistemim për mesfushorin portugez Joao Mario. Me mbylljen e merkatos në Angli, tashmë skuadrat e interesuara për 25-vjeçarin janë të pakta.

Në fakt, skuadra e vetme që realisht kërkon shërbimet e mesfushorit, është Real Betis, edhe pse një tentativë e kanë bërë edhe portugezët e Sportingut të Lisbonës, prej ku Interi e bleu para dy sezonesh.

Spanjollët vazhdojnë të insistojnë për mesfushorin, që u transferua në Milano në verën e vitit 2016 për 40 milionë euro, por kërkojnë ta marrin atë në formë huazimi me të drejtë blerjeje, formulë që deri tani nuk është pranuar nga zikaltrit, të cilët duan shitjen përfundimtare të portugezit.

Related posts

“TIRONA I PËRULET GJITHË KRYEQYTETI”/ “Bardheblutë” me promo motivuese para rifillimit të Superiores (VIDEO)

Delo.autor

SUPERSFIDA/ FORMACIONET: Lazio kërkon hakmarrjen ndaj Interit (FOTO)

Isa.Autor

FORMULA 1/ Piloti Leclerc: Na duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët për të mirën e Ferrarit

Delo.autor

Leave a Comment