Futboll Sport

E BUJSHME/ Mesfushori i Shqipërisë U-21 transferohet në Portugali tek skuadra e…

Agim Zeka është një nga mesfushorët më premtues të futbollit shqiptar. Ai u zbulua nga skuadra korçare tre sezone më parë, ndërsa ra në syrin e menaxherëve në një periudhë të shkurtër. Shkumbin Qormemeti ishte iniciatori i transferimit të tij në Francë te Lille, skuadër që e bleu për 300 mijë euro nga Skënderbeu.

Pas dy sezonesh me skuadrën e dytë të Lille, ai u transferua te Varzim S.C në Portugali. Zeka, i cili ka lindur në Gjermani, ka luajtur vetëm 25 minuta sezonin e shkuar dhe ka shënuar veç një gol. Megjithatë, ai është në rritje dhe cilësitë e tij nuk janë zhgënjyese.

Ditën e sotme skuadra franceze që mban dhe kartonin e tij, Lille, ka vendosur që ta huazojë një vit në Portugali, këtë herë te Leixoues S.C. Kjo skuadër militon në Ligën e Dytë të Portugalisë dhe ka dhënë garanci për aktivizimin e mesfushorit të talentuar të Shqipërisë U-21.

Zeka ka qenë pjesë e pandashme e kombëtareve të moshave të Shqipërisë, ku është aktivizuar më parë nga Xhemal Mustedanagiç dhe Erjon Bogdani në ekipet U-17 dhe U-19, ndërkohë që këtë herë ka marrë një vend në ekipin U-21 me Alban Bushin. Kontrata e tij me Lille përfundon në qershorin e vitit 2021, kështu që koha i premton që të tregojë veten për të milituar edhe në elitën e futbollit francez.

Related posts

E PABESUESHME/ Didier Drogba i jep lamtumirën futbollit. Mesazhi prekës në “Twitter”

Isa.Autor

SANCHO PO MAHNIT BUNDESLIGAN/ Ja arsyet e çuditshme që Liverpooli nuk e bleu yllin

Delo.autor

PËRBALLJA NDAJ VLLAZNISË/ Sulmuesi Hebaj: Normalisht do jetë ndeshje e vështirë, por…

Delo.autor

Leave a Comment