Futboll Sport

EURODERBI PAS 20-VITESH NË CHAMPIONS/ Pioli: Milan e ka në ADN-në e vet! Inzaghi: Inter me zemër dhe kokë

Pas 20 vitesh, në Champions League rikthehet euroderbi Milan-Inter, me dy skuadrat italiane kërkojnë sërish lavdinë në kompeticionin më të madh për klube në Evropë.

Në një stadium të tejmbushur, të mërkurën në mbrëmje do të shohim vetëm aktin e parë, në një sfidë pa favoritë dhe me 3 rezultatet brenda. Për Milanin, edhe nëse rikuperohet Leao, titullar do ta nisë Saelemaekers, që së bashku me Bennacer dhe Diaz do të ndihmojnë Giroud në fazën sulmuese.

Trajneri Pioli thotë se historia e Milanit do ta ndihmojë që ekipi të avancojë në finale. “Presioni i historisë së klubit na ka dhënë më shumë besim dhe forcë, më shumë bindje. ADN-ja ekziston, ky klub është mësuar me këto momente, këto emocione. Milani ka qenë gjithnjë protagonist, do ta bëjë sërish” – u shpreh Pioli.

Në krahun tjetër, trajnerit Inzaghi nuk i intereson aspak luan Leao apo jo, Interi i tij do të tentojë fitoren, edhe pse ai shprehet se kualifikimi do të zgjidhet në ndeshjen e dytë.

“Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është kjo sfidë. Do të duhet të përdorim shumë kokën dhe zemrën. Për këtë të fundit nuk kam asnjë dyshim. Duhet të jemi mirë me kokën, do të ketë gracka dhe episode të papritura, duke e ditur që luajmë në 180 minuta” – u shpreh Inzaghi, i cili do të lërë sërish në stol Lukakun, për t’i besuar dyshes Dzeko-Martinez.

Related posts

Roma “ndihmon” Barça-n me dy autogola, katalanasit me një këmbë në gjysmëfinale

Sadik.Autor

KUSHTON 2.3 MILIONË EURO/ Ish-lojtari i Manchester United nxjerr shtëpinë e tij në shitje, brenda ka pishinë dhe berber personal (FOTO)

Delo.autor

Manchester City përgatit rinovimin me kampionin e botës 

Isa.Autor

Leave a Comment